• |
ide | kryesore

Aksident në Berat, motomjeti del nga rruga dhe tërheq zvarrë kalimtarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është regjistruar mesdrekwn e sotme në lagjen “Çelepias” në Berat, në vendin e quajtur rreth-rrotullimi i Ypsilonit. Mësohet se një motomjet me 4 rrota që ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe ka hipur mbi trotuarin në anë të rrugës duke goditur e marrë zvarrë një kalimtar të rastit. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë kalimtari Fejzi Skurrani dhe drejtuesi i motomjetit Shkëlqim Plakalliu. Të dy të plagosurit janë transportuar me ambulanca drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të plagëve të shumta dhe gjendjes së tyre të rënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që janë duke hetuar për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *