• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik/ Media bullgare: 45 viktima për naftë më të lirë, në autobus u gjet karburant shtesë kontrabandë

-Instant, Lajme, Të fundit



Shkaqet e aksidenti tragjik ku humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në Bullgari janë ende të pazbardhura, ndërkohë që po hetohet në disa pista. Media bullgare ’24 çasa’ shkruan në faqen e saj të parë ‘E marta e zezë, 45 viktima për naftë më të lirë’. Kësisoj gazeta ka lënë të kuptohet se shkaku kryesor i aksidentit është transportimi i karburantit shtesë me autobus. Hetuesit i thanë gazetës se janë gjetur disa mbetje nafte, por mbetet për t’u parë si ka shpërthyer. Karburanti shtesë dyshohet se ishte ngarkuar në autobus për shkak të diferencës së çmimit të naftës, pasi në Turqi një litër naftë kushton 1.33 lev bullgare, kurse në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut rreth 2.40 leva. Transportuesi ndoshta po transportonte karburant shtesë për të ulur koston e udhëtimit.

Të mbijetuarit në aksident raportojnë se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë dhe se më pas kishte filluar të përhapej tymi dhe zjarri në autobus. Zjarri që përfshiu autobuzin ishte aq i fortë sa shumica e viktimave u dogjën aq sa trupat e tyre nuk mund të identifikoheshin.  Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 02:00 në autostradën Struma, 40 kilometra në jug të Sofjes, ku mes viktimave ishin edhe 12 fëmijë. Për shkak të ngjarjes së rëndë, Kosova shpalli 24 nëntorin ditë zie, ndërsa Maqedonia e Veriut, ka shpallur tre ditë zie në nder të 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *