• |
ide | kryesore

Basha akuzon: “Berisha më tha se para vetes nuk vë PD-në”

-Instant, Të fundit

Lulzim Basha ka hedhur sot akuza të forta kundër Berishës duke deklaruar se ai vë intersin e tij mbi atë të PD-së. I ftuar në emisionin “Open“, Basha ka zbuluar një bisedë me ish-kryeministrin Berisha pas shpalljes së tij non-grata. Sipas kryedemokratit, Berisha i ka thënë se përpara vetes nuk e vendos PD-në dhe as demokratët.


“Guxoj të them, pa ju larguar modestisë, nuk ka pasur njeri tjetër që të arrinte nga ultimatumi i distancimit të Berishës nga parlamenti dhe partia, tek pezullimi nga grupi parlamentar si një zgjidhje. Ajo që ka rëndësi është se PD nuk u përça për shkakun tim. Sali Berisha e di fare mirë pasi ja kam thënë në sy dhe ma ka thënë në sy. Më ka thënë në sy që përpara vetes nuk vendos as PD dhe as demokratët dhe i kam thënë në sy që do marr vendimet e mia si kryetar i PD. Përgjigja e tij ka qenë se ti merr vendimet e tuaja unë marr vendimet e mia“ – tha Basha duke evokuar bisedën mes tyre se si do të silleshin pas vendimit te shpalljes non grata.


©Lapsi.al

8 Comments

  1. Lajm eshte ky ?!Kush e beson kete monster?Ky genjen edhe ne gjume !
    Te pakten i thuaj te mos qaje,po te jape doreheqje !

    1. Kurre nuk ka pjelle ky komb monstra me te medha sesa Enveri dhe kelyshi i tij Sali.
      Historia shume shpejt do te vendos barazimin midis tyre.

  2. Ky butaku ka 8 vjet qe vetem mashtron demokratet,dhe mashtrimi i fundit eshte ,tani fillon lufta me Ramen.
    Ka demokrat ta besoj kete mashtrues i dyti pas lali erit,ky eshte kermill jargavites qe nuk di se ku shkon ,cdo here qe flet vetem mashtron.
    Ky bq nuk ka shku te top cheneli kur ishte fushata e 25 prillit ,tani me ruajt bythen eshte gati me ja lepi bythen frangaj dhe blushit bile edhe topet vetem ta pranojn per intervist,suksese ne punen e re te bythlepirjes qirjes basha

  3. Basha, dinjitoz, i kulturuar, me nje rrezatim te nje politikani perendimor perballe nje shpure gazetaresh mercenare. Arjon Sula nje idiot i neverishem ne devotsherine ndaj atij qe i hedh kocken tregoi qe nuk ka te beje me gazetarin por vetem me sherbetorin e padronit qe e paguan, Rakipllari nje lango qe perdridhet dhe Alibekaj me thene te drejten me i permbajtur dhe dinjitoz se dy te paret. Qershia mbi torte Eni e vonuara dhe latente e perjetshme.

  4. Berisha një narcist.
    (Narcisti është një manipulues, të cilit i mungon plotësisht ndjeshmëria dhe qëllimisht shkakton dhimbje ndaj të tjerëve pa asnjë keqardhje apo ndjenjë përgjegjësie.)

    Në suksesin e personaliteteve, dy faktorë luajnë rol të rëndësishëm. Faktori i parë përbëhet nga karakteristikat e personalitetit dhe faktorit të dytë përbëhet nga faktorët e ambientit që e rrethojnë.
    Narcizizmi i Sali Berishës është i një lloj personaliteti, që përfshin një dëshirë ekstreme për admirim, një ekzagjerim të ndjenjës së superioritetit personal, një dëshirë të papërmbajtur për pushtet, bindjen se e drejta është gjithmonë në anën e tij, si dhe e një mungese të theksuar empatie. (Fjala anglisht empati rrjedh nga fjala greke empatheia, që në varësi të kontekstit do të thotë: simpati, dhembshuri për tjerët etj.)
    Narcizizmi i Berishës krijon një profil mistik që e bën atë shumë të besueshëm, i jep atij tiparet e heroit, i jep atij imazhin e individit tërësisht të angazhuar ndaj ndjekësve, bile deri në atë shkallë sa vetë ndjekësit fillojnë ta adhurojnë dhe përkushtohen deri në verbëri. Falë këtyre cilësive Berisha narcisit fiton admirimin e djekësve dhe ndihet i plotësuar për aq kohë sa e gëzojnë atë, pasi Berisha narcisist gjithmonë kërkon të jetë i rrethuar nga admirues.
    Kemi dy tipe narcizizmi, narcizimin produktiv dhe atë jo produktiv. Anët produktive të personalitetit narcisist e ndihmojnë liderin të arrijë fitoren ashtu sikur anët e errëta e pengojnë atë t’i shkojë deri në fund misionit për të cilin ndjekësit kanë synim dhe nevojë duke e kthyer në jo produktiv.
    Berisha si një lider narcisist ka aftësi për të frymëzuar vartësit e tij. Kjo ka çuar në arsyetimin e ndjekësve të tij që në raste krizash, apo ndryshimesh të mëdha, vetëm lideri Berisha mund të jetë në gjendje të ngjallë optimizmin e ndjekësve dhe t’i çojë ata drejt ndryshimit e marjes së pushtetit.
    Berisha narcisist do të shohin vetëm fitore.
    Ai e ka gati të pamundur të pranojnë humbjen apo disfatën. Edhe kur humbja është tërësisht e dukshme ai fillon të gjejnë shkaktarin përtej vetvetes dhe t’i heqi vetes çdo përgjegjësi humbjeje. Ndërsa paradoksalisht ai gjithmonë tenton t’i theksojë si të vetat sukseset. Edhe nëse suksesi nuk arrihet ai duhet të imagjinohet i arrirë, dhe duhet spekuluar deri në atë pikë sa të shpiket edhe nëse nuk ekziston
    Unë bëj çfarë dua
    Kontrolli mbi pushtetin është synimi kryesor i Berishës narcisist. Abuzimi me të është një normë e këtyre lloj liderëve. E gjitha kjo vjen pasi Berisha narcisist kërkon të ketë një pushtet absolut. Këtë në përgjithësi e arrin duke emëruar individë që janë totalisht nën kontrollin e tij. Këtu fillon gradualisht abuzimi me pushtetin. Kjo dëshirë e pamatë për pushtetin dhe për të mos e humbur atë i bën Berishën narcisistë shumë të rrezikshëm, pasi ai është në gjendje të marri çdo vendim gati ekstrem vetëm e vetëm të mos humbasi kënaqësinë që i sjell pushteti. Berisha narcisist është në gjendje t’i mashtrojë, tradhtojë dhe braktisë ndjekësit e tij vetëm në synim të ruajtjes së pushtetit personal. Duke qenë se Berisha narcisist nuk ka empati apo nuk sheh askënd përtej vetes, ai ka aftësi të shfrytëzojë këdo pa pasur ndonjë vrarje ndërgjegje apo keqardhje, boll të arrijnë egon e tij personale e të egër për pushtet.
    Berisha narcisist ka një mungesë të theksuar empatie dhe mungesë ndjenjash ndaj nevojave të të tjerëve. Ai i shikon përgjithësisht ndjekësit krejt si objekte dhe kjo vjen nga fakti se narcizistët vuajnë nga mungesa e empatisë. Berisha narcisist e shikon veten si zoti dhe beson se është në të drejtën e tij t’i trajtojë ndjekësit sikur të jenë thjesht sende. Ndonëse ai hiqet sikur ka ndjeshmëri ndaj ndjekësve, në fakt ai pothuaj nuk ka asnjë lidhje emocionale me ta.
    Në politikë fanatizmi e shkataron të menduari e saktë. Ka shumë që mendojnë se Berisha (lideri) është dhuratë e qiellit. Këta mendojnë me ndjenja bazuar se si vepron e si flet, sesa të thellohen e ta njohin liderin thjesht kjo është fanatizëm. Dhe këtë fanatizëm të verbër e të parsyeshme e gjejmë sot të mëshiruar te ndjekësit e Berishës.
    Në fakt Berisha është produkti i shoqërisë që përfaqëson. Fakti që një shoqëri prodhon gjithmonë e gjithmonë një tipar lideri, rrëfen se shoqëria e ka këtë tipar të sajën . Lideri është rrjedhshmëri. Kjo do të thotë se një shoqëri narcisiste do prodhojë lider narcistë. Ky është dhe rreziku më i madh i shoqërisë sonë që drejtohet nga liderë me personalitet narcisiste; e ata shumë shpejt kthehen në autoritarë e po të mos ndalohen në kohë, kthehen në diktatorë të pamëshirshëm.

  5. Duke marrë shkas nga ngjarjet e javëve të fundit, kur Berisha, i trembur për fatin e tij, është vënë në lëvizje duke synuar të vijë në pushtet përmes një “revolucioni paqësor”, por që në fakt rrezikon të rikthejë në Shqipëri dhunën, frikën dhe kaosin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu