• |
ide | kryesore

Basha: Nuk patëm sukses me djegien e mandateve. Meta shkalloi fushatën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar marrëveshjen e 5 qershorit për ndryshimet zgjedhore që u arrit mes forcave politike. Gjatë emisionit “Open”, Basha akuzoi Ramën për shkelje të marrëveshjes dhe pranoi për herë të parë se “edhe atij që i vidhet lopa ka faj”.

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte e garantuar nga 3 përfaqësues të lartë të ndërkombëtarëve. U shkel në mënyrë të njëanshme. Brenda opozitës nuk kishte konsensus në atë moment. LSI ishte kundër, ne ishim për të përdorur një taktikë që të detyronte Ramën të zbatonte 5 qershorin.

Edhe atij që i vidhet lopa është ka faj. Marrëveshjen me Edi Ramën bëri Berisha në vitin 2008 për ndryshimin e sistemit. Nuk kemi qenë fasadë. Si mund të akuzosh fasadë një opozitë që dogji mandatet. Rruga e djegies së mandateve kishte një qëllim, por qëlloi e pasuksesshme” – tha Basha që nuk i kurseu akuzat edhe për Presidentin Meta.

“Dy javët e fundit në një shkallim total të fushatës së partisë së vetë dhe një kosto për aleatin e vetë brenda PD-së. Sali Berisha u përpoq ta instrumentalizonte, për ta protagonizuar. U bind se protagonizmi i tij prishte punë” – tha Basha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Duke marrë shkas nga ngjarjet e javëve të fundit, kur Berisha, i trembur për fatin e tij, është vënë në lëvizje duke synuar të vijë në pushtet përmes një “revolucioni paqësor”, por që në fakt rrezikon të rikthejë në Shqipëri dhunën, frikën dhe kaosin

  2. Per komentuesin e mesiperm patronazhist :
    “rrezikon të rikthejë në Shqipëri dhunën, frikën dhe kaosin” – thote ne komentin e tij.
    Valle, nuk jetojme aktualisht nen dhune, frike e kaos?

  3. Po ti o Lulzim Basha, nuk ke asnje faj? Nuk merr asnje pergjegjesi?

    Arrogant dhe i papergjegjshem, ti behesh nje Edi Rame i dyte por te vish ne pushtet.

  4. Po ç’sukses kerkoje o idiot kur ti i le pergjysem te gjitha? Asnje pune nuk çove deri ne fund , te pakten jep dorheqjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *