• |
ide | kryesore

Basha: SHBA më vendosi ultimatum për Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë disa detaje për vendimin që pezulloi Berishën nga grupi parlamentar.


“Pas shpalljes non grata ka pasur vizita të zyrtarëve të lartë amerikanë që kanë kërkuar një distancim të qartë të PD nga Sali Berisha. Pasojat do të ishin të rënda për PD pas shpalljes së Berishës non grata. Barra ishte që PD të vinte në peshore të ardhmen dhe interesin personal të Berishës.


PD iu kërkua në mënyrë ultimative të distancohej nga Berisha. PD rrezikonte izolimin nga çdo kontakt me SHBA dhe tryezat ndërkombëtare. Fakte dhe prova për Berishën? Merrini tek ata që e kanë shpallur non grata. Ka gjëra në tryeza të mbyllura që unë nuk mund t’i komentoj.

Falë investimit tim politik dhe personal në përmasa që ndoshta nuk do i bëja as për veten time, një ultimatum për përjashtimin e zotit Berisha u kthye nga unë në një pezullim për të nga grupi parlamentar. Për të u kërkua përjashtim nga Kuvendi dhe distancim i partisë” – tha Basha në emisionin “Open” në TCH. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. Sali Berisha thotë se dosja e Bashës për lidhjet me paratë ruse, erdhi në Tiranë nga SHBA, por ambasadorja Yuri Kim e mbajti në sirtar për ti bërë shantazh Bashës.

    D.m.th ky njeri çdo gjë të ndyrë që ka bërë vetë gjithë jetën mendon se e bën gjithkush kundër tij, duke u përpjekur të bëj qesharak shtetin amerikan

    1. Kush e thote kete, Berisha?!!!!
      Sa here ka mohuar vetveten dhe ato qe ka thene Berisha?
      Na cate bythen ju provincialet me argumentat e Sali shpellar Vicidoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu