• |
ide | kryesore

BE thirrje Italisë për kufizimin e shpenzimeve publike: Të bëhen kufizime

-Instant, Lajme, Planet



Brukseli kritikoi rritjen e shpenzimeve publike që pritet në vitin 2022 nga Italia, një vend tashmë me borxhe të mëdha, duke i kërkuar qeverisë të marrë masa për të kufizuar shkallën.

Komisioni Evropian në përgjithësi ka rekomanduar që vendet anëtare të BE-së të mbajnë politika fiskale pro rritjes vitin e ardhshëm, me theks në investimet që mbështesin rimëkëmbjen pas COVID-it, duke garantuar një borxh të qëndrueshëm.

Megjithatë, KE tha se Italia, borxhi publik i së cilës tejkaloi 155 për qind të PBB-së në vitin 2020 dhe që është përfituesi më i madh i planit të rimëkëmbjes së BE-së, “nuk e kishte kufizuar mjaftueshëm” rritjen në parashikimin e saj aktual të shpenzimeve për vitin e ardhshëm.

“Për të kontribuar në ndjekjen e një politike të kujdesshme buxhetore, Komisioni fton Italinë të marrë masat e nevojshme në kuadër të procedurës së saj buxhetore kombëtare”, tha ekzekutivi i BE-së.

 

 

Ky rekomandim nuk shoqërohet me kërkesë për korrigjim sasior dhe nuk është detyrues.
Duke pasur parasysh kontekstin e krizës së jashtëzakonshme e lidhur me pandeminë COVID-19, BE-ja ka pezulluar rregullat e saj të disiplinës buxhetore që nga viti i kaluar, duke inkurajuar vendet që të lënë përkohësisht mënjanë deficitet e tyre fiskale, për të shmangur një kolaps ekonomik.

Brukseli rekomandon që vendet me borxhe të larta (Belgjika, Spanja, Franca dhe Greqia, përveç Italisë) të financojnë investimet e tyre shtesë me më shumë se 800 miliardë euro të planit evropian të rimëkëmbjes, duke përfshirë 724 miliardë grante dhe kredi për vendet anëtare.

Për këto pesë vende, Komisioni e konsideron “të rëndësishme mbajtjen e një politike të kujdesshme buxhetore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *