• |
ide | kryesore

Berisha: Rama planifikoi spastrim etnik të shqiptarëve, largoi 520 mijë qytetarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha u zhvendos në Kuçovë pasditen e sotme. Përpara demokratëve të Kuçovës Berisha hodhi akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë për ryshfet dhe abuzime me tenderat.

Berisha tha vetëm gjatë viteve të fundit Edi Rama largoi nga Shqipëria 520 mijë qytetarë, duke planifikuar sipas tij, spastrimin etnik të shqiptarëve nga vendi i tyre.

“Në këto 8 vite çdo qytetar shqiptar është zhytur në borxh 5 herë më shumë se sa në 8 vitet para këtyre. Borxhi publik në 8 vite para këtyrë u arrit nga 58.4% në 62.6%. Ndërsa në këto 8 vite nga 62.6% afrohet në 100%. Ku shkuan këto para? Këto miliarda euro që u morën borxh, plus taksat tuaja, çfarë u bë me këto? U përfuduan 32km autostradë, po kaq km rrugë për të cilat financimet dhe projektet ishin të gatshme. U shtruan pllaka nëpër sheshet e qyteteve. U vodhën miliarda. Sepse ndërtohet 1 km rrugë me 20-22 mln euro, kundrejt 2.1 mln ishte kostoja e ndërtimit të By Pass-it të Fierit sepse ndërtohej nga bankat europiane. Ku shkuan këto para? Vetëm 7 km rrugë nga tuneli i Krrabës e deri në Farkë, pa tunel, pa shkëmb, kushtuan psa e gjithë rruga tjtër përfshirë edhe tunelin. Por së shpejti arbitrazhi ndërkombëtar po për këtë rrugë do gjobisë Shqipërinë dhjetëra milionë euro. Këto para i paguajnë qytetarët me taksat e tyre, ministrat nuk paguajnë gjë.

Të marrësh një borxh të tillë do të thotë të rrënosh të ardhmen e qytetarëve. U përedor për koncesionet e klientelës në mnënyrë të paimagjinueshme. Pasi kishin blerë aparaturat më moderne për sterilizimin, do jepej koncesioni me 100 mln euro një muratori për të garantuar sterilizimin së bashku me aparaturën e blerë me taksat tuajha. Tenderët sekretë u rritën me 15 herë krahasuar me para 2013. Me të gjitha këto, meburgosjet, shkatërrimet e dhjetëra mijëra banesave që ishin për t’u legalizuar dhe biznesnevbe, Edi Rama planifikoi spastrimin etnik të shqiptarëve nga Shqipëria. 520 mijë shqiptarë u larguan vitet e fundit. Droga dhe krimi u bënë ligji i vendit. 1 vit më parë Parlamenti miratoi 8 ligje për klanet e botës së krimit”, u shpreh Berisha.



5 Comments

  1. Çèçen je ti o rrace muti se veten mami jote e motra jote punoin me turrne ne bashki u bejne gojore patronazhistave

  2. Çèçen je ti o rrace muti se veten mami jote e motra jote punoin me turrne ne bashki u bejne gojore patronazhistave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *