• |
ide | kryesore

Bullgaria i mbetet bllokimit për Maqedoninë e Veriut, këshillon ndarjen e Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bullgaria ka marrë vendim se nuk do ta heqë veton për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Sipas mediave bullgare, të cilat kanë cituar si burim “Sloboden Pechat”, ambasadori i Bullgarisë në BE, Rumen Alexandrov ka bërë me dije se Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përmbushur kriteret për thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Sipas burimeve diplomatike të MPB-së nga Sofja, ambasadori vuri në dukje se në muajt e fundit pala bullgare ka ofruar mundësi për zgjidhje për çështjet e hapura që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve me identitet bullgar dhe zbatimin e marrëveshjes së fqinjësisë.

Ai tha se Shqipëria duhet të shkëputet nga Maqedonia e Veriut dhe të vlerësohet në mënyrë të pavarur bazuar në progresin e saj. Përveç kësaj, ai tha se Bullgaria kishte bërë disa propozime se si Maqedonia e Veriut mund ta zbuste situatën, duke përfshirë zbatimin e një traktati miqësie të nënshkruar mes të dyve.

“Partnerët tanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëjnë angazhime specifike detyruese, një pjesë e të cilave të përmbushet në afat të shkurtër dhe pjesa tjetër të përfshihet në kërkesat e kornizës së ardhshme të negociatave. Derisa kjo të ndodhë, nuk mund të pritet përparim në procesin e zgjerimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha ndër të tjera Aleksandrov.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *