• |
ide | kryesore

Doza e tretë e vaksinës për Mihajlovic: “Të mos e bësh është budallallëk”

-Instant, Sport

Apel për vaksinimin kundër Covid nga trajneri i Bolonjës Sinisha Mihajlovic, i cili ka bërë dozën e tretë në spitalin Bellaria. “Është thelbësore të vaksinohesh, sidoqoftë të shpëton jetën. Unë bëra transplant, mora dozën e tretë dhe tani jam mirë”, tha tekniku, i cili u shërua nga leucemia dy vjet më parë falë një transplanti të palcës kockave. “Fatkeqësisht, cdokush ka në familjen e tij njerëz që i njeh, shembuj që nuk janë pozitivë, të pa vaksinuar, pardje në Serbi vdiq një miku im 56 vjeçar, ai nuk donte të vaksinohej, shkoi në spital dhe vdiq”, tha trajneri.


“Kur shpërtheu kjo pandemi dhe u fol për vaksinën, ne mezi prisnim ta bënim atë. Tani që është bërë realitet më duket marrëzi të mos vaksinohesh, nuk arrij ta kuptoj: vaksinohuni, shpëtojini jetën vetes dhe të tjerëve. Nëse jeton në një komunitet dhe nuk doni të vaksinoheni, nuk jeni vetëm ju. Nëse nuk vaksinoheni, dëmtoni edhe të tjerët, është egoizëm”.


2 Comments

  1. Kaq e rendesishme ishte te publikoheshin fjalet e ketij dhe kaq JETESORE ishte te vendosej kjo foto me 3 gishtat.

    Duhet te kerkoni ndjese per injorancen tuaj dhe etjen per klikime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu