• |
ide | kryesore

Fermerët i presin rrugën për në Kuvend, Rama i fton brenda: Hajdeni të flasim

-Instant, Lajme, Të fundit



Fermerët e Lushnjes e kanë zhvendosur protestën përpara Kuvendit, për të kundërshtuar paketën e re fiskale. Në hyrje të Kuvendit kanë takuar kryeministrin Edi Rama në nisje të seancës plenare. Ky i fundit i ka ftuar të hyjnë brenda në Kuvend që të zhvillojnë një takim.

Hajde se s’ka problem. Kush do vijë tjetër me mua të flasim brenda se këtu në rrugë nuk flitet. Kush do vijë tjetër, hajde mo…”, tha Rama mes të tjerash.

Fermerët protestojnë ndaj qeverisë pas ndryshimeve fiskale, të cilat ndër të tjera parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së. Ata kërkojnë që të merren në konsideratë kërkesat e tyre, disa prej të cilave janë; Subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg; Barazim i TVSH në shitje dhe blerje; Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore; Subvencionim 3 lekë për eksportuesit; Garanci për faturat nga grumbulluesit etj.

Në Kuvend këtë të enjte pritet të diskutohet pikërisht për paketën fiskale dhe buxhetin 2022. Seanca e cila pritet të jetë maratonë sa i përket kohëzgjatjes do të ketë mundësi që deputetët të diskutojnë nen për nen detajet e dy projektligjeve të paraqitura nga qeveria.



6 Comments

  1. Në 13 korrik 2021, vetëm dy muaj pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argita Berisha, e bija e Sali Berishës, ka blerë një tjetër vilë në Gjirin e Lalzit.

    Nuk deklarohet sipërfaqja e vilës, por vetëm vlera 155 mijë euro e saj, një vlerë e ulët për tregun e zonës. Shtëpia e re ka kaluar në pronësi të të dy bashkëshortëve.

    Kjo lëvizje në pasuri reflektohet në deklaratën e pasurisë që Sali Berisha ka dorëzuar në ILDKP pas betimit si deputet në 10 shtator 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *