• |
ide | kryesore

Gjermania tejkalon 100 mijë viktima nga koronavirusi, vendi i pestë në Europë

-Instant, Lajme, Planet

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Gjermani ka tejkaluar 100 mijë që nga fillimi i pandemisë. Kjo është bërë e ditur nga agjencia zyrtare e shëndetit publik. Ekonomia më e madhe e Evropës po lufton me një valë të re të rasteve me koronavirus dhe ka regjistruar 351 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 100 119, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch.


Kriza shëndetësore po paraqet një sfidë të menjëhershme për qeverinë e re të koalicionit që do të marrë drejtimin nga kabineti i Angela Merkel. Në Europë, Gjermania është vendi i pestë që kalon këtë pikë, pas Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu