• |
ide | kryesore

Je me Berishën apo me Bashën? Rama: PD po shkon drejt shkatërrimit!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Rama e quajti tragjikomike atë që po ndodh me Partinë Demokratike pas shpalljes non grata të Sali Berishës nga SHBA. Rama tha se ishte e rëndë ajo që kishte ndodhur për karrierën politike të Berishës, por akoma më e rëndë ishte fakti që “të ketë jehonë një marrëzi e natyrës që kjo që ndodhi është konspiracion i Sorosit apo forcave të tjera dhe Departamenti i Shtetit Amerikan paska vepruar në presion të një force të jashtme, kjo është çmenduri” tha Rama.


I pyetur se në përplasjen Berisha-Basha ishte përkrah njërit apo tjetrit, Rama tha se kishte vendosur me veten të mos e komentonte historinë e Sali Berishës.


“Me kë jam unë? Unë nuk jam me asnjërin se megjithëse janë tipologji të ndryshme, në thelb janë e njëjta gjë. Kam marrë një vendim me veten. Të mos e komentoj historinë e Saliut. është shumë më e rëndë se ç’duket për vendin tonë, Një njeri që ka pasur për 30 vjet të gjitha, që mund të ketë qenë president, kryeministër, lidershipin e një prej dy partive kryesore, shpallet non grata nga një vend strategjik për Shqipërinë, pra nuk është një vend që ka marrëdhënie të dyshimtë me SHBA, dhe banalizimi ekstrem që i bëhet dhe relativizimi banal që i bëhet, si produkt konspiracionesh etj etj,,, është shumë e rëndë kjo për Shqipërinë. Dhe vënia në diskutim e faktit që kjo gjë e rëndë, nga një gur në qafën e një njeriu, prandaj nuk e kam komentuar se është fatkeqësi që një karrierë politike të përfundojë me një gur në qafe dhe nga qafa e një njeriu kthehet në gur në qafën e një vendi, është e tepërt.

Nga ana tjetër është tragjikomike kjo që ndodh me PD . Si humor i madh i universit, që ia kthen mbrapsht të gjitha ato që i ka pasur sebep për t’i rënë në qafë të tjerëve. Di që një aset i politikës shqiptare është në shkatërrim e sipër” u shpreh Rama.

Gjithsesi i pyetur disa herë në studion e Të paekspozuarit, Rama tha se nëse do të ishte cinik pragmatist, që do të mendonte vetëm për interesin e tij personal, do të kishte zgjedhur Sali Berishën. “Do cinizëm pragmatik? Me Berishën! Nëse do isha i zhveshur nga interesi për vendin, nga pikëpamja personale, më falni për mungesën e modestisë, si njëri si tjetri… Por nga pikëpamja e vendit, atë (Berishën), që kjo parti të mos shikojë dritë dielli me sy” tha Rama.

6 Comments

  1. Vazhdon te beje diversion, pse te mos tallet. Flet kaluar sikur eshte mbi te mire dhe te keqen…
    Neveri, hipokrizi, arrogance, hajduteri…

    1. Po normale gjen e ben. Shife si u katandis PD. Dhe leje karlliqet e Sales me kucedra e me Sorros. PD eshte aty ku eshte per faj vetem te Sales.

  2. Duke marrë shkas nga ngjarjet e javëve të fundit, kur Berisha, i trembur për fatin e tij, është vënë në lëvizje duke synuar të vijë në pushtet përmes një “revolucioni paqësor”, por që në fakt rrezikon të rikthejë në Shqipëri dhunën, frikën dhe kaosin,eshte fundi i nje njeriu qe ndertoje nje parti vetem per vete dhe maloket cecenet shpellkaret e ti,fundi po vjen 11dhjetori eshte vdekja e tij

  3. Ik mor mut, se goja jote vetem te pegera nxjer. Flet per gure ne qafe te ketij apo atij? por je ti o kerriç qe do ta varin gurin ne qafe demokratet shqiptare bashke, dhe te majtet gjithashtu, nyjen do ta lidhe Berisha. Kujton bolja se do ta mbajne sorroxhijte dhe ca plehra te tjere te paguar prej tije.. Po te hoqi populli askush nuk te mban me, o prostitute e gjuhes, ne burg e ke vendin hajdut i pegere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu