• |
ide | kryesore

“Kështu k**in fitojmë”/ Zbulohen sekretet e dhomës së zhveshjes së Juventus e debatet CR7-Pirlo (VIDEO)

-Instant, Sport



Humbja me Chelsea 4-0 në Champions i ka kthyer Juventus fantazmat e së kaluarës, kur Andrea Pirlo ishte në krye të bardhezinjve dhe ku asgjë nuk shkoi si duhej. Për të kuptuar diçka më shumë për atë që nuk shkoi mirë sezonin e kaluar, tifozët bardhezi mezi po presin dokumentarin “All or nothing”. Seriali tregon sezonin 2020/2021 të Zonjës së Vjetër me përmbajtje ekskluzive, shumë prej të cilave janë regjistruar në dhomat e zhveshjes.

Në të fundit që është publikuar, tregohet humbja e bujshme e Juventusit ndaj Beneventos marsin e kaluar. Kamerat kryesore zbulojnë se çfarë ndodhi brenda dhomës së zhveshjes në pjesën e parë. Pamje të nxehta, dhe vetëm kapiteni Bonucci flet i tërbuar. “Po na vrasin djema. Nëse duam titullin, nuk mund të luajmë kështu.” Zhgënim pa kufij dhe Ronaldo që pohon me kokë fjalët e kapitenit.

“Kështu k**in fitojmë. Dreqi ta hajë jemi të zhytur në m*t, nësë luajmë kështu. Sepse nuk e kemi kuptuar rëndësinë, nuk e kemi kuptuar se sa e rëndësishme është të fitojmë këtë ndeshje. Kemi një vit që luajmë kështu dhe fajin e kanë gjithmonë të tjerët, të marrim përgjegjësitë që na takojnë.”

Ndërkohë ndërhyrja e Pirlos ishte e menjëhershme: “Nuk po shoh dëshirë që ti fitojmë këto ndeshje. Duhet të bëjmë diçka patjetër”. Megjithatë duket se as fjalët e Pirlos nuk ndryshuan ndodnjë gjë në atë ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *