• |
ide | kryesore

Mbi 31 viktima nga përmbysja e gomones në Kanalin Anglez

-Instant, Lajme, Planet



31 persona u mbytën në brigjet e Francës pas fundosjes së gomones teksa po transportonte emigrantë për në Britani. Ndërsa politikanët në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar ankohen publikisht për këtë ngjarje,  ata që e njohin situatën e emigrantëve thonë se tragjedia ishte “e parashikueshme”.

Mbrëmjen e së mërkurës vonë, kryeministri britanik Boris Johnson tha se ishte “i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar” nga lajmi se dhjetëra njerëz u mbytën në brigjet e Francës. Presidenti francez Emmanuel Macron shtoi se Franca “nuk do të lejojë që Kanali të bëhet një varrezë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *