• |
ide | kryesore

Nga raporti me të atin, te gjyqi dhe cështja e trashëgimisë: “Nëse dikush e bëri të vdesë, do ta paguajë”

-Instant, Sport



Trishtimi është më i fortë se zemërimi, por një vit pas vdekjes së Maradonës, djali i tij Diego Armando Maradona Junior ende nuk ka gjetur paqe. Mungojnë shumë përgjigje. “Ka një çështje të hapur në Argjentinë në të cilën ne fëmijët jemi paraqitur si palë e dëmtuar. Ato cështje po shkojnë mirë. Të gjithë kemi një ide, por nga respekti për Gjykatën nuk mund të bëjmë asnjë deklaratë për këtë: e vetmja gjë e sigurt është se nëse dikush ka qenë i pakujdesshëm dhe/ose e ka bërë të vdesë, ai me siguri do ta paguajë”.

“Ishte një vit shumë i trishtuar pa babain dhe sot është edhe më shumë sepse rishfaqen kujtimet, ndjesitë e këqija – tha Maradona Junior për Rtl 102.5 – Ishte një ditë shumë e keqe, shumë e trishtuar për mua dhe mendoj për të gjithë njerëzit që e donin vërtet”. Dhe përsëri: “Ka pasur polemika të ndryshme në rrjedhën e jetës sime, kaq shumë pyetje idiote, si ajo që më thanë se po kërkoja babanë tim vetëm sepse ai ishte Maradona: kjo nuk është e vërtetë. Në botë ka miliona padi për atësinë edhe për njerëz jo të famshëm. Kërkimi i identitetit është një e drejtë që nuk duhet humbur kurrë, por ndjeva nevojën të kisha dashurinë e babait tim dhe t’i dëshmoja botës se nëna ime nuk ishte ajo që e kishin përcaktuar”.

Për marrëdhënien me të atin: “Brenda meje e kam ditur gjithmonë se duhej ta falja, përndryshe nuk do të kishte kuptim ta kërkoja, do të isha protagonist i një kontradikte. I jepnin këshilla të pasakta, kishte një defekt i madh: ai i të qenit shumë i mirë. Shumë herë ai u penalizua për këtë. Unë ndihesha gjithmonë si djali i Diego Armando Maradonës sepse kisha një nënë të shkëlqyer: një nënë që nuk më gënjeu kurrë, që më thoshte gjithmonë të vërtetën. Nëse do të mund ta takoja dhe t’i thosha diçka, e sigurtë që do ta përqafoja. Për pjesën tjetër nuk jam penduar, atë që kisha për t’i thënë ia kam thënë gjithmonë, kishim një marrëdhënie shumë të ndershme. Do ti thosha se shumë njerëz e duan, për atë që ka bërë në fushë e jashtë saj. Babi zgjoi shpirtin e vërtetë napolitan”.

Për trashëgiminë: “Mund të them se për mendimin tim duhet të gjejmë ende shumë gjëra, po punojmë shumë për të gjetur atë që kanë fshehur. Në një ditë si kjo, të flasësh për këtë më duket një nënvlerësim: një vit më parë largohej njeriu i zgjedhur nga Zoti për të na treguar se si të luajmë futboll”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *