• |
ide | kryesore

Oerd Bylykbashi: Në 11 dhjetor Kuvendi do shkarkojë Lulzim Bashën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Në 11 dhjetor, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do shkarkojë Lulzim Bashën”. Kështu u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi i ftuar në ‘Opinion’, duke komentuar krizën që po kalon PD. Bylykbashi tha se pas verifikimit të firmave, verifikohet kourumi dhe merren vendimet.

“Kuvendi Kombëtar veprimin e parë që bën ngre komisionin e vet dhe verifikon firmat se i verifikon për veten e vet, sepse kryetari mund të jetë në konflikt interesi, është kryetari për t’u shkarkuar. Pasi verifikohet kourumi merren vendimet, do ndryshohet statuti dhe gjëja me e sigurt fare është që Lulzim Basha do të shkarkohet. Më pas Kuvendi merr masa për të zgjidhur të gjitha çështjet,”- tha Bylykbashi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *