• |
ide | kryesore

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, çështja ndaj Saimir Tahirit regjistrohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit

-Instant, Lajme, Të fundit

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë çështja në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela, është regjistruar pranë Gjykatës se Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në ditët në vijim dosja do të hidhet në short për përzgjedhjen e trupit gjykues. Dosja ndaj Tahirit e Çelës do të rigjykohet në Apel, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë. Kur vendosi të rikthejë edhe një herë për gjykim në Apel çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Gjykata e Lartë vendosi që këtë herë çështjen ta drejtojë një tjetër trupë gjykuese, duke miratuar kërkesën e avokatit të Tahirit, Maksim Haxhia.


Gjatë dëgjimit të pretendimit të palëve në seancë, SPAK kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Apelit, që nga ana e tij kishte vendosur për kthim të çështjes në gjykim në Shkallë të Parë. Përballja e Tahirit me drejtësinë nisi në nëntor 2017, kur ai u dyshua si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzat për trafik droge e grup kriminal dhe e fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës”. Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.


1 Comment

  1. Në 13 korrik 2021, vetëm dy muaj pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argita Berisha, e bija e Sali Berishës, ka blerë një tjetër vilë në Gjirin e Lalzit.

    Nuk deklarohet sipërfaqja e vilës, por vetëm vlera 155 mijë euro e saj, një vlerë e ulët për tregun e zonës. Shtëpia e re ka kaluar në pronësi të të dy bashkëshortëve.

    Kjo lëvizje në pasuri reflektohet në deklaratën e pasurisë që Sali Berisha ka dorëzuar në ILDKP pas betimit si deputet në 10 shtator 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu