• |
ide | kryesore

“Personi i tetë ende enigmë”/ Vijojnë hetimet për të vdekurit në autobusin e tragjedisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari i medias Nistori.com në Maqedoninë e Veriut, Emir Hamyai në një lidhje me skype në emisionin “Zona Zero” tha se mbetet ende enigmë personi i tetë i mbijetuar në aksidentin e ndodhur në Bullgari, ku mbetën të vdekur 44 persona. Sipas tij, ishin 52 udhëtarë në listë dhe janë gjetur 44 kufoma, ndërsa nuk dihet ende personi i tetë i cili rezulton se është gjallë.

“Ishin 52 udhëtarë, janë gjetur 44 kufoma, ku është personi i 8 mbetet ende enigmë. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, pasi të përfundojë krahasimi i mostrave të ADN-së do të jepet edhe shifra. Ose dëshmitari ka dhënë informacion gabim, ose udhëtarët janë shkëmbyer në autobus, do të bëhen kontrollet në pikat kufitare. Dyshohet se është një person nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por nuk ka informacion ende të plotë. Autopsia tregon se kanë vdekur nga asfiksimi dhe jo nga përplasja, ndërsa shkaqet do të jepen nga analiza. Janë hedhur poshtë të gjitha pretendimet se është një akt terrorist”, tha gazetari.

Turistët fatkeqë po ktheheshin nga një udhëtim në Turqi kur u përfshinë nga zjarri në autostradë në Bosnek, pranë kryeqytetit Sofie rreth orës 02.00 të mëngjesit të dy ditëve më parë.

Zëdhënsi bullgar Nikolai Nikolov tha se 12 fëmijë ishin mes viktimave të aksidentit të rëndë/ Tch



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *