• |
ide | kryesore

Rehabilitimi i Ilir Beqës/ Rama: Hetohet nga SPAK, por unë e vlerësoj shumë si njeri!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama dha një arsye të thjeshtë dhe të qartë se përse e ka rikthyer Ilir Beqën në poste drejtuese të administratës shtetërore, pasi e largoi si Ministër Shëndetësie dhe duke qenë se për të ka një hetim nga SPAK për abuzime me tenderat. Rama tha se e vlerëson shumë Ilir Beqen si njeri.

“Ai nuk është i akuzuar sot që flasim. Ka një hetim për të kur ka qenë ministër. është një njeri që e vlerësoj shumë për aftësinë e tij dhe duke drejtuar një institucion shumë të vështirë si ISSH është në gjendje të drejtojë këtë agjensi që është koordinuese dhe nuk ka asnjë pushtet ekzekutiv, por ka detyrën të rregullojë një aspekt të donatorëve, që është koordinimi i donatorëve që ne të nxjerrim çdo qindarkë nga donatorët dhe të mos ndodhë si ka ndodhur që donatorë të ndryshëm, shkojnë investojmë dhe gjendemi para situatave jo serioze për një shtet. Kemi mbi 20 strategji për ujin dhe 78 strategji kombëtare. Kjo është arsyeja” u shpreh kryeministri.

Ilir Beqja nuk mundi të zgjidhej deputet pas një rezultati zhgënjyes në Shkodër në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai u vendos nën hetim gjatë kohës që ishte Ministër i Shëndetësisë pas disa koncensioneve në këtë sector.



5 Comments

  1. Duhet hedhur short se cila eshte me bushterr
    Kurvi zhgarravites
    Apo tjetra lavire simoter.
    Kellire sifilis muxhikesh e rraces se leninit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *