• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në Yzberisht, arrestohet një nga gjashtë autorët

-Instant, Arkiva, Lajme
skene



Një 24-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

I riu E.H ishte shpallur në kërkim pasi më datë 6 nëntor bashkë me 6 persona të tjerë kanë qëlluar më armë zjarri në Yzberisht, duke terrorizuar banorët.

Nga hetimet ka rezultuar se ai është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë.

Detaje nga policia: 
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. H., 24 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 06.11.2021, në Yzberisht, së bashku me 6 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë) kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë 18.11.2021 ka vjedhur një sasi parash dhe disa produkte në marketin e shtetasit V. U.;

– Më datë 22.11.2021 ka vjedhur disa sende me vlerë në magazinën e shtetasit P. E.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *