• |
ide | kryesore

Video/ Leicester rimerr kryesimin, Olympiacos e Monaco kualifikohen: dy emra të mëdhenj dalin nga Europa League

-Instant, F1, Sport, Video



Raundi i pestë i Europa League përcakton një seri verdiktesh. Lyon dhe Rangers nuk kanë probleme në Grupin A. Shumë më i ndërlikuar grupi C, ku bën pjesë Napoli, në të cilën Leicester mposht Legia Varshavë 3-1 e shtyn cdo vendim për në ndeshjen e fundit. Kalojnë raundin edhe Betis, Olympiacos e Monaco, ndërsa eleminohen Fenerbahce e Celtic.

GRUPI A
Fitore me peshë për Glasgow Rangers, që mundi 2-0 Sparta Pragë me një dygolësh të Morelos (në të 15′ dhe më pas në të 49′ pas një gabimi të bujshëm në mbrojtje) dhe kaloi në vendin e dytë me 7 pikë, duke u shkëputur nga çekët me tre distanca. Për kualifikimin do të mjaftojë të mos humbasin në ndeshjen e fundit. Lyon, tashmë aritmetikisht i pari, konfirmoi pikët e plota me 3-1 në Brøndby: danezët në avantazh në minutën e 51 me Uhre, lejuan rikuperimin e francezëve me dygolëshin e Cherki në minutat 57 dhe 66 dhe golin e Slimanit në minutën e 76 me një asist të Paquetà. Skandinavët do të kenë detyrimin të fitojnë në Pragë në ditën e fundit për të mos përfunduar të fundit dhe për t’u larguar përgjithmonë nga Evropa.

GRUPI B
Monaco siguroi vendin e parë në grup me një fitore të vuajtur në shtëpi ndaj Real Sociedad, në një 2-1 të pësur me emocione. Të besuarit e Kovacit zhbllokuan ndeshjen me Volland në minutën e 28, por u arritën nga Isak në minutën e 35, ndërsa shënuan golin e fitores me Fofana në minutën e 38. Vetë Fofana u përjashtua me karton të kuq në fund të takimit, por fortesa monegaske rezistoi deri në fund për të shkuar në 11 pikë dhe për të siguruar kalimin e grupit. Humbje e rëndë për Real Sociedad, i kaluar nga PSV Eindhoven, që fitoi 2-0 me Sturm Graz falë një penalltie të Carlos Vinicius dhe një goli të Brumas. Për holandezët do të mjaftojë të mos humbasin ndeshjen direkte në Spanjë në ditën e fundit për të mbrojtur vendin e dytë. Nga ana tjetër austriakët janë tashmë aritmetikisht të fundit, me vetëm një pikë.

GRUPI C
Në grupin e Napolit, Leicester kalon në krye duke mposhtur 3-1 Legia e Varshavës dhe lë pothuajse çdo skenar të hapur në ditën e fundit. Britanikët ngjiten në 8 pikë, duke kontrolluar ndeshjen që në fillim: Daka zhbllokoi në minutën e 11′, Maddison dyfishoi në të 21′. Polakët tentuan të rihapin ndeshjen në minutën e 26, kur Mladenoviç shtyu në rrjetë grushtimine Schmeichel në penalltinë e Emrel, por Foxes rifituan avantazhin e dyfishtë në minutën e 33 me Ndidi. Fitorja e vendos Leicesterin në vendin e parë me një pikë avantazhi ndaj Napolit, i cili do të luajë kualifikimin në shtëpi ndaj anglezëve e ndaj Spartak Moskë, ndërsa Legia e Varshavës mbetet në kuotën 6 pikë dhe rrëshqet në vendin e fundit. Lojërat mbeten të hapura.

GRUPI D
Olympiakos siguroi kalimin e grupit falë golit të Soares në minutën e 90. Grekët rrezikuan në disa raste, por mposhtën Fenerbahçen dhe konsoliduan vendin e dytë duke arritur në +4 me vetëm një ndeshje të mbetur. Nga ana tjetër, Eintracht Frankfurt nuk arriti të sigurojë vendin e parë në grup me një ndeshje më herët duke barazuar 2-2 kundër Antwerp: gjermanët në avantazh në minutën e 14 me Kamanda, ndërsa belgët përmbysën gjithcka me Nainggolan dhe Samatta në minutën e 88, por në minutën e 94 Paciencia, me një asist të Kostic, firmosi barazimin. Eintracht do të shkojë në Turqi me dy rezultate në favor për të përfunduar grupin në vendin e parë, ndaj një Fenerbahce tashmë aritmetikisht në vendin e tretë. Goli i pësuar në shtesë i kushton Antwerp shuarjen e çdo mundësie për të shmangur eliminimin nga cdo kompeticion evropian.

Group A Europa League
Broendby IF 1-3 Lyon
Rangers 2-0 Sparta Prague
Group B Europa League
Monaco 2-1 Real Sociedad
PSV Eindhoven 2-0 Sturm Graz
Group C Europa League
Leicester City 3-1 Legia Warszawa
Group D Europa League
Eintracht Frankfurt 2-2 Royal Antwerp
Olympiacos 1-0 Fenerbahce



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *