• |
ide | kryesore

Video/ Mura turpëron Conten: Tottenham shembet në minutën e 94’ dhe rrezikon eleminimin

-Instant, Sport, Video



Tottenham shembet në mënyrë sensacionale në Conference League dhe ka gjasa të largohet që në grupe. Në javën e pestë, të besuarit e Antonio Contes mposhten 2-1 në fushën e modestes Mura, që kaloi në avantazh në start me golin e Horvat. Spurs, me dhjetë lojtarë që nga minuta e 32 për shkak të kartonit të kuq të Sessegnon, barazuan në pjesën e dytë me Kane, por u dorëzuan në minutën e 94 nga kundërsulmi i Marosas. Kundër Rennes (tashmë i pari) do të luajnë shansin për të qëndruar në Evropë.

Turpërohet Antonio Conte që mundet 2-1 në fushën e Muras, që kishte humbur gjithmonë deri në këtë ndeshje, por mund ti ketë dhënë goditjen eleminuese tani anglezëve. Sllovenët befasuan Spurs në minutën e 11′, kur Horvat dribloi Sanchezin me një finte, duke mos i lënë më pas asnjë mundësi Gollinit. Spurs reaguan por shpërdoruan me Gil dhe në minutën e 32 mbetën me dhjetë lojtarë për përjashtimin e Sessegnon, i cili mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të pakujdesshme. Pavarësisht inferioritetit numerik, Tottenham në pjesën e dytë shënoi 1-1 në minutën e 72 me goditjen e Kane në sugjerimin e Lucas Moura. Britanikët kërkuan suksesin dhe u shtynë përpara, duke lënë hapësira në kundërsulm. Në të 94′ Marosa shfrytëzoi rastin për t’u arratisur dhe ndëshkoi Gollinin me një goditje të devijuar edhe nga ndërhyrja e një mbrojtësi. Tani skuadra e Contes do të luajë për vendin e dytë (i vlefshëm për play off kundër një nga të tretat e Europa League) kundër Rennes, i cili aritmetikisht është i pari dhe u kualifikua me 3-3 ndaj Vitesse. Holandezët kanë të njëjtat pikë me Tottenhamin dhe do të luajnë në shtëpi ndaj Muras.

Group E Europa Conference League
Maccabi Haifa 0-1 Union Berlin
Slavia Prague 2-2 Feyenoord
Group F Europa Conference League
Lincoln Red Imps FC 0-4 FC Copenhagen
Slovan Bratislava 0-0 PAOK FC
Group G Europa Conference League
Mura 2-1 Tottenham Hotspur
Rennes 3-3 Vitesse
Group H Europa Conference League
Kairat Almaty 2-3 Basel
Qarabag FK 2 -2 Omonia Nicosia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *