• |
ide | kryesore

Video/ Sarri kthen titullarët, Lazio kualifikohet në Europa League: super Galatasaray, Leverkusen fiton me përmbysje

-Instant, F1, Sport, Video



Mision i realizuar për Lazion, që në javën e 5 të grupit E të Europa League mposhti 0-3 Lokomotiv Moskë dhe u kualifikua në fazën me eliminim direkt: për të shmangur play-off-in dhe për të arritur raundin e 1/8, bardhekaltrit tani duhet të mposhtin Galatasaray në Olimpico. Pas një pjese të parë pa shumë emocione, ndeshja u vendos brenda 7 minutash, kur Immobile shënoi me dy penallti, e para në të 56′ dhe e dyta në të 63′. Trisi i Pedros (87′) mbylli historinë në Grupin E.

Kanë ardhur tashmë edhe verdiktet e para në javën e pestë të Europa League. Në grupin e Lazios, përveç bardhekaltërve, avancon edhe Galatasaray falë 4-2 ndaj Marsejës. Ndeshja direkte e javës së fundit do të vendosë për vendin e parë në grup, ndërsa francezëve u ka mbetur vetëm vendi i tretë që vlen kalimin në Ligën e Konferencës. Bayer Leverkusen dhe Betis Sevilla në grupin G rrëmbejnë gjithashtu kualifikimin, ndërsa Celtic Glasgow mbetet jashtë.

Group E Europa League
Galatasaray 4-2 Marseille
Lokomotiv Moscow 0-3 Lazio
Group F Europa League
FC Midtjylland 3-2 SC Braga
FK Crvena Zvezda 1-0 Ludogorets Razgrad
Group G Europa League
Bayer Leverkusen 3-2 Celtic
Real Betis 2-0 Ferencvaros
Group H Europa League
Dinamo Zagreb 1-1 Genk
Rapid Wien 0-2 West Ham United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *