• |
ide | kryesore

Vjedhja e votave/ Rama ngatërron dosjen e Dibrës me atë të Durrësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Dy nga dosjet më me peshë në prokurori që kanë nxjerrë prova të forta të manipulimit të votës kanë qenë ajo e zgjedhjeve lokale në Dibër dhe ajo e zgjedhjeve parlamentare në Durrës.


E para u quajt dosja 184 dhe heton manipulimin e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016. Aty doli në përgjime edhe kryeministri Edi Rama që i kërkonte arritjen e objektivave një personi të quajtur Arben Keshi, i cili u përgjua duke folur për shitblerjen e votave.


E dyta u protokollua si dosja 339. Aty u hetuan manipulimet dhe presionet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në disa qarqe. Në përgjimet e prokurorëve dalin komunikimet e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako që bisedon me disa persona me precedentë penalë, të arrestuar më pas për trafik droge dhe që punonin për Partinë Socialiste.

I pyetur për të parën, gjatë emisionit Të paekspozuarit, kryeministri Rama u përgjigj për të dytën. Ai tha se për dosjen e Dibrës u dënuan 17 vetë.

Në fakt, gjykimi për dosjen e Dibrës ende vazhdon në gjykatë përmes një procesi që zvarritet prej vitesh, por kryeministri Rama tha se për të janë dënuar 17 persona.

Në fakt, kjo ka ndodhur në Durrës, në disa qendra ku pati manipulime dhe u dënuan 17 komisionerë. Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako që bashkëpunoi me njerëz të botës së krimit për zgjedhjet nuk u vu nën hetim.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu