• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, shoferi përplas 34-vjeçaren më pas zbret dhe e kërcënon

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar në Elbasan pasi shkaktoi një aksident dhe më pas kërcënoi drejtuesen e makinës që përplasi. I arrestuari është D. XH. 51 vjeç.

Duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ai u përplas me një mjet tjetër që drejtohej nga A. G. 34 vjeçe, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas aksidentit ai ka zbritur nga makina dhe e ka kërcënuar 34-vjeçaren.

Tashmë ai do të përballet me tre vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kanosje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *