• |
ide | kryesore

Aksidenti/ Flet truproja e Berishës: Makina erdhi përballë kundravajtje dhe me shpejtësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Truproja ish-kryeministrit Sali Berisha, Ervis Tusha ka reaguar në lidhje me aksidentin e mbrëmjes së të premtes.

Tusha shprehet se pas takimit në qytetin e Laçit rrugës në kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin e tyre vjen një Mercedez i Bardhe me targa të Kosovës, me shpejtësi dhe kundravajtje.

Sipas tij falë aftësisë së shoferit të makinës së ish-kryeministrit Berisha u bë e mundur shmangia e menjëhershme e përplasjes. Ai thotë se të gjithë janë në gjendje të mirë, përfshire edhe doktor Berishën.

REAGIMI

Pas takimit në qytetin e Laçit, rreth orës 19:02, rrugës ne kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin tonë vjen një Mercedes i Bardhë 190 me targa të Kosovës, me shpejtësi në kundravajtje. Fale aftësisë të shoferit të makinës se z. Sali Berisha u bë e mundur shmangia e menjëhershme e përplasjes, pasi makina në kundravajtje ishte me shpejtësi tej normave te lejuara, po kështu edhe dy makinat pas makinës se z. Berisha, ndërsa makina e trete e ndodhur ballë për ballë ka bërë një frenim të fortë për ta shmangur ku si pasoje është goditur nga mbrapa nga një mjet rastësor. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak te shoferit që po i jepte makinës me shpejtësi ne autostrade ne korsinë e gabuar. Fale zotit te gjithë jemi ne gjendje te mirë shëndetësore, përfshire doktor Berisha.



9 Comments

  1. Duket si i koordinuar me ngjarjen ne Kosoves ky aksidenti i eskortes. Edhe makina qe ka hy kundravajtje me shpejtesi dhe ka shkaktuar aksidentin paska pas targa Kosove. Ka shume agjent sektet serbe vertdalle qe e flasin shqipen me mire se shqipetaret.

  2. Nuk dinë se ku të mbështeten dhe cilin të mbështetin, pasi loja është zhbërë, letrat po hapen keqas dhe trekëndëshi i përplasjes, në fakt i së keqes është kundërvënë ndaj njëri tjetrit. Meta është sozia lësëiste e Berishës, Berisha është sozia demokratikase e Metës, Basha ishte pinjolli i dashur i Berishës dhe miku lakmitar i Metës e tash është armiku i tyre; Rama rri mjeshtërisht larg rrjedhës dhe hedh ndonjë gur në ujë, rreth të cilit për ta nxjerrë sillen 100 vetë e nuk e nxjerrin dot.
    Trusti I Geshtenjave ka vendosur qe salih karaxhic berisha te vdese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *