• |
ide | kryesore

Basha kapet keq në “Open”/ Akuzon SHBA se mbështeti Ramën për zgjedhje

-Instant, Kryesore



Në një përpjekje të pamundur për të mbrojtur të pambrojtshmen, Lulzim Basha ka akuzuar më në fund SHBA-në se ajo i toleroi Ramës shkeljen e marëveshjes së 5 qershorit dhe për rrjedhojë, i shkeli syrin për grabitjen e zgjedhjeve.
I gjendur në një pozicion të vështirë për të për përligjur aktin personal të përjashtimit të Sali Berishës, kreu i PD u detyrua të bëjë shumë pirueta në emisionin “Open”.

Por, kulmi arriti kur gazetari Enton Abilekaj e kapi mat duke i kujtuar se ai i ka thënë Ramës sy më sy, në parlament: “Nëse më gënjen njëherë, turp për ty, nëse më gënjen dy herë turp për mua”. Ai ju ka gënjyer në çdo marrëveshje që keni bërë dhe ju keni vazhduar në të njëjtën rrugë. Kështu ndodhi edhe më 5 qershor, e thumboi Abilekaj.

Lexo me tej:

Berisha për Zërin e Amerikës: “Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër”

Pikërisht këtu, për të përligjur faktin se braktisi qasjen radikale për tu përdhunuar në një tjetër pakt me Ramën, si ai i 5 qershorit, Basha u detyrua të dredhojë duke fajësuar SHBA-në, që është në fakt sot aleati i vetëm që i ka mbetur.

Ai deklaroi se ambasadorja Kim që ishte garante e marëveshjes për Kodi Zgjedhor u shndërrua nga arbitre në aleate të regjimit, pasi shteti i saj nuk kishte garanci se ai vetë dhe PD-ja mund të kontrollonin Berishën. “Marrëveshja e 5 qershorit ishte një marrëveshje e garantuar nga 3 përfaqësues të lartë të ndërkombëtarëve. U shkel në mënyrë të njëanshme. Arsyet pse u shkel mund ti diskutojmë këtu një nga një: Për shkak se mesa duket PD dhe Basha nuk ishin garanci e mjaftueshme për kontrollin e hipotekave të të kaluarës. Për këtë shkak, u lejua Edi Rama të shkelte marrëveshjet e 5 qershorit. Kush e lejoi, kush tjetër”, tha Basha duke vënë në diskutim rolin e arbitrit që SHBA kishte marë përsipër para shqiptarëve (video poshte minuta 1 35 27).

Kushdo që e kujton historinë, pas miratimit të reformës zgjedhore në 5 qershor, Yuri Kim dhe ish sekretari i shtetit Pompeo e përshëndetën atë. Por kur me opozitën e re, Rama ndryshoi Kushtetutën duke hequr koalicionet, ndryshe nga europianët ambasadorja amerikane heshti.

Ndryshimet kushtetuese/ Yuri Kimit i ka humbur topi

Këtë heshtje të turpshme që në thelb përbën provën më të qartë të mbështetjes të regjimit, Basha u mundua ta justifikonte me faktin se Amerika qe bërë me Ramën, pasi nuk kishte garanci se ai kontrollonte Berishën.

Por në këtë piruetë meskine për të fshehur dështimin e tij për ti besuar marëveshjeve me kryeministrin, Basha ka bërë një autogol të madh. Ndërkohë që retorika e tij dhe e gjithë mbështetësve të vet është se SHBA-së i duhet besuar si perandorisë së vlerave që i trumbeton shqiptarëve të vërtetën, ai vizatoi padashur një Amerikë që në 5 qershor ka gënjyer për pragmatizëm.

Andi Bushati: Krisja e mitit amerikan mes shqiptarëve

Se sa qëndron dhe se sa mbahet në këmbë arsyetimi i Bashës kjo është një gjë që ha diskutim. Por së paku, në këtë rast u gjet një pikë e përbashkët mes tij dhe Sali Berishës: ajo se SHBA-së i duhet besuar vetëm me raste dhe vetëm atehere kur të leverdis.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Ik o i pabese
    Juda iskariot primitiv
    Shko ne surrel te vllachko kurvi.
    As ai nuk te qas tani.
    Bastard i c’virgjeruar nga te gjitha vrimat.

  2. Duke marrë shkas nga ngjarjet e javëve të fundit, kur Berisha, i trembur për fatin e tij, është vënë në lëvizje duke synuar të vijë në pushtet përmes një “revolucioni paqësor”, por që në fakt rrezikon të rikthejë në Shqipëri dhunën, frikën dhe kaosin

    1. Hë ju minjtë e kuq po e ndjeni tërmetin qe solli Berisha??!! Jeni hedhur në sulm total ne mbrojtje te Bash tradhtarit dhe Ramë kokainës!

    2. te fala satëme

      shiko foltoret dhe kuptoje se kush i ka njerëzot e pa blerë e pa shitur , njerëzit e lirë dhe ata që janë adhuruues të vertetë.të idealeve perëndimorë

      hape tv e shiko se ca bëhet ne cdo foltore, hap e shimo se ca po ndodh sot tani në kurbin

      shikoje entuziasmin shpresën dësbirën forcën dhe vullnetin e vërtetë të shqiptarëve

      dhe nga hidherimi pastaj shko qihu me bashen bardhin fugen lali erin dhe edi ramen bashfugshklym me mut

  3. Basha politikan i dobet dhe jokoherent ne ato qe thote dhe as konsistent ne veprime. Eshte kryekeput kontradiktor.
    Te Eni qenka perdredhur e sperdredhur aq shemtuar sa me mire mos kish dalë edhe nja 3 muaj te tjere neper studio. Nuk mbulohet muti e shurre thote je shprehje e vjeter. PD po e perdor si prone private dhe po shfaqet si bythelepires ambasadash e jo si lider per te drejtuar opoziten dhe neser ekzekutivin. Basha e ka kuptuar qe i duhet edhe ca vite verdalle kryerilindasit dhe prandaj ben sikur i dhimbset PD.

  4. Keni gjetur nje kalë te ngordhur dhe i bini si burracake qe jeni.
    Bjerini Amerikes po ju a mbajti suma , se nuk eshte Luli e keqja e ketij vendi apo e PD, as nuk e ka te keqen nga Luli
    skizofreni Berisha.
    Ka fuqi Sala ne bazen e Pd se jane te gjithe injorante e mbi te gjitha njerez qe kane perfituar direkt dhe indirekt nga rrumpalla berishiane.
    U bene gjate pa vjedh e pa zaptu prona prandaj jane bere si bishat.
    Nqs Luli ska bere as mire as keq Sala, Meta, Rama kane bere gjithe te zezat .

    1. Cfare thua? Luli eshte kryekeput mashtrus. Luli duhet te kishte hapur krahun qe ne 2017 po te ishte kaq i mire sa thua.

    2. O koqe a e ke marr vesh që Sala do të përballet në gjykatë me sekretarin e shtetit, diplomatin më të fuqishëm në botë për shpifje, më shumë cfarë duhet të bëjë, luftë?!

      1. Po e kam marre vesh qe e ka çu ne gjyq se ka vu leke shume Sala tu vjedh Shqiperine.
        Dhe gjyqi do vendosi qe Sala ti rruje koqet sekretarit te shtetit .??

        1. Dhe ti mos mbaj shprese se vjen Sala ne pushtet e te vidhni perseri siç bëtë ne kohen e Sales.
          Sala me shoke do te vjelle çfare ka xhvatur e ngrene ne vitet kur ishte ne pushtet e bente si ja donte kari.

    3. Po lulit I dha rama 13 million euro per pallatin qe shembi edi rama me erdhjen ne pushtet ne 2013 dhe lulkuqet e rilindjes gezoheshin se I shembi 1 pallat 2 millions dhe I dha 7 fishin dhe keta para nga takspaguesit shqiptar qofshin keta demokrat apo socialist dhe jo nga xhepi I tij vetem per ta pasur vegell

  5. Basha e paska dhene pergjigjen – Amerika s’kishte besim se une mund te kontrolloja Saliun.
    Dhe Saliu ka qene realisht Guri i fitoreve ne goje te Rames ne 8 vite zgjedhje (Fajin e ka Saliu) ashtu sikur po ky Saliu ka qene Guri mbi shpinen e Bashes keto 8 vjet (Rama – Po ika une, do vije Saliu).
    Tani Basha e ka shkarkuar nga kurrizi ate Gur duke i hequr edhe mundesine Rames te perdore Kaseten e 8 viteve : “Basha eshte kukulla e Saliut”
    Pra Basha nuk eshte kapur aspak keq tek “Open” nga ata qe Open (hapur)mbajne akoma shprese te Saliu.

  6. Ka një ndryshim të madh midis humbjeve në zgjedhje ndërmjet një lideri që është në pushtet, e një lideri të opozitës.
    Nuk mund ta fajësosh Berishën se humbi zgjedhjet e para “pluraliste” të 1991-shit, pasi në Shqipëri strukturat e PPSH në ate vit ishin akoma tepër të fuqishme, e me metoda diktatoriale enveriste, e penguan Partinë demokratike të sapoformuar që të vinte në pushtet
    Po ashtu nuk mund ta kritikosh ish presidentin Berisha, që humbi zgjedhjet pas revolucionit revanshist komunist të 97.
    Por ama Berisha duhet të pranojë me kutin me të cilin sulmon Bashën sot, si humbës të zgjedhjeve në opozitë, se ai ka humbur disa zgjedhje lokale e kombëtare e një referendum për shtimin e kompetencave të presidentit, në kohën kur ka qenë në pushtet.A nuk humbi PD zgjedhjet lokale të fillim viteve 90-ë dhe ato të vitit 2011 kur ishte në pushtet ?
    A nuk humbi ai referendumin për shtimin e kompetencave të presidentit ?
    A nuk humbi ai zgjedhjet e përgjithëshme të 2013-ës duke qenë në pushtet me Ilir Metën ?
    Vërtetë që kur nuk pritej pas katastrofës politike të 1997-ës, që Berisha të ringrihej përsëri e të fitonte zgjedhjet e 2005-ës, ama të mos harojmë se veç korrupsionit të madh të socialistëve të drejtuar nga Nano kryeministër, në fitoren e PD ndikoi edhe përçarja e PS me ndarjen e LSI.
    Le të hidhemi tani në 8 vitet e fundit të opozitës së drejtuar nga Basha.
    Është fakt e jo thjeshtë përceptim, se në arritjet më të shquara të qeverisë Berisha, ai përzgjodhi si ministër në tre dikasteret që patën lidhje me sukseset, Realizimin e Rrugës së Kombit,futjen në NATO e liberalizimin e vizave në zonën Shengen, juristin e ri të ardhur nga Hollanda (jo Koreja e Veriut siç thotë sot) që kishte qenë edhe i angazhuar nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës për hetimin e Millosheviçit dhe më pas i ngarkuar nga OKB edhe për ngritjen e ministrisë së drejtësisë në shtetin e ri të pamvarur të Kosovës, z. Lulzim Basha.
    Është një fakt i pakundërshtueshëm se propoganda parlamentare e mediatike socialiste gjatë qeverisjes së PD nga 2005 deri në 2013, pas Berishëspati si objektiv Lulzim Bashën.
    A është marë propoganda socialiste e mediat e saj më në krye Top Channel ndonjëherë me Astrit Patozin, Edi Palokën, Flamur Nokën e figura të tjera të zbehta të PD apo ministra të saj, siç e kanë sulmuar Berishën e Bashën ?
    Po komentohet këtu paraqitja e Bashës në
    emisionin “Opinion” të Eni Vasilit në T:CH.
    A nuk është ky televizion me po këtë moderatore që organizoi farsën e turpëshme duke gjetur një psikopat që na u paraqit si “dëshmitar” për ta akuzuar Bashën se paskej luftuar e “spiunuar” krerët e UÇK ?
    Doli një prokuror amerikan që e përgënjeshtroi tërësisht këtë sulm të ndyrë e pas një javë nuk u fol më për te.
    Përse ju vërsul ky televizion padrejtësisht Bashës ?
    Thua ngaqë ishte në krah të Berishës ?
    Jo mor jo se Berisha e PD në këtë televizion e në mediat e tjera e gazetarë si Bolino ka qenë gjithmonë tabelë qitje.
    Të katër gazetarët që ju kundërvunë mbrëmë Bashës me pyetje retorike, kanë qenë më përpara kundërshtarë të Berishës.
    E pra në mediat shqiptare, në vënd që opinioni të informohet për arrogancën e Ramës në rritje për të vazhduar skandalet korruptive, meren me përplasjen Berisha Basha që e ka zanafillën në spekullimet tinzare të dymetroshit.

    1. Pse mos eshte gje e drejta per te komentuar monopol i malokeve injorante berishiane zaptues te tokave e hajdute te pronave publike ne qytete e bregdet .

  7. Pikerisht, njehere e nje kohe Tirana dhe rrethinat u zaptuan nga “maloket” ndersa tani Tirana dhe gjithe Shqiperia eshte bere prone e tepelenasve dhe skraparllinjve. Sa per bregdetin mos fol, ai eshte exsklusivitet i lakenjve qeveritare dhe ketyre pasanikeve te rinj, qe akoma nuk iu eshte hequr nga lekura era e cjapit e perzier me Chanel.

  8. Janë interceptuar disa biseda të tij me ish- kryeministrin e Kosovës në atë kohë me Bujar Bukoshin, ku flitej për të siguruar 300 a 400 të armatosur të cilët duhej të vinin në Tiranë. Berisha është përgjuar të flasë edhe me një personazh tjetër i cili nuk është identifikuar, por mendohej se ishte shqiptar nga Mali i Zi, i cili kishte një ton urdhërues ndaj Berishës. Pak ditë pas grushtit të shtetit ai i thotë në një bisedë Berishës: mjaft, lere tani këtë punë. Fakt është që menjëherë mbas kësaj bisede u tërhoqën u terhoqën njerezit e armatosur në PD dhe dorëzuan edhe tankun rus T 54

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *