• |
ide | kryesore

Dalin detaje të reja/ Si ndodhi aksidenti i eskortës së Sali Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i makinave shoqëruese të Sali Berishës në autostradën e Laçit. Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti që mund të kishte pasoja të rënda.

Abcnews.al raporton se 4 makina, konkretisht makina ku udhëtonte Sali Berisha dhe 3 të tjera shoqëruese të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës në autostradën e Laçit, pas takimit të Foltores në Kurbin.

Një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës.

Raportohet se makina udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar “shoferin” e çmendur, po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt ka frenuar fort.

Për pasojë, makinën e katërt të eskortës së Berishës e ka goditur një tjetër makinë nga pas. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 3 persona, shoferi dhe dy shoqërues. /ABC



8 Comments

  1. Me sa duket nje sulm i qëllimshëm ndaj Berishës. Foltorja ka shkaktuar frikë të madhe tek sataniket e selise roze dhe tek tradhtaret e opozitës.

    Hap syte doktor se duan të të vrasin. Zoti të ruajt!

  2. Nuk dinë se ku të mbështeten dhe cilin të mbështetin, pasi loja është zhbërë, letrat po hapen keqas dhe trekëndëshi i përplasjes, në fakt i së keqes është kundërvënë ndaj njëri tjetrit. Meta është sozia lësëiste e Berishës, Berisha është sozia demokratikase e Metës, Basha ishte pinjolli i dashur i Berishës dhe miku lakmitar i Metës e tash është armiku i tyre; Rama rri mjeshtërisht larg rrjedhës dhe hedh ndonjë gur në ujë, rreth të cilit për ta nxjerrë sillen 100 vetë e nuk e nxjerrin dot.
    Dhe skifteret e laqit nuk e duan kete kriminel ordiner

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *