• |
ide | kryesore

Dy fytyrat e Ballkanit të Hapur/ Vuçiç i merr armë Putinit, Rama flet për prodhimet bujqësore

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

është e qartë se projekti i Ballkanit të Hapur është një krijesë me dy fytyra, por dy themeluesit e tij këtë të enjte kanë qenë larg njëri-tjetrit më shumë se kurrë. Mes Ramës dhe Vuçiçit është e vështirë të përcaktosh se kush e shtyn më shumë idenë e heqjes së kufijve, por në retorikën mes të dyve tashmë ekziston një hendek i madh në lidhje me Kosovën.


Një qasje agresive, që nuk ka asnjë lidhje me frymën e bashkëpunimit në rajon, Vuçiç e shpërfaqi në takimin në Sochi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.


Në transkrptin e zbardhur të takimit mes Vuçiçit dhe Putin, Kosova ka zënë një vend të rëndësishëm. Nuk është folur për të ardhmen e begatë mes fqinjëve, nuk është folur as për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, apo për potencialin ekonomik që krijohet nga heqja e kufijve.

Lexo edhe: Ballkani i hapur/ Tre pikat ku Albin Kurti e kundërshton Ramën

Lexo edhe: Bashkimi Shqipëri-Kosovë rindez debatin Vuçiç- Albin Kurti

Vuçiç dhe Putin kanë folur për tensione, provokime, stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe ndihmë të ndërsjellë për çdo rast. Në bisedë me Putinin, del fytyra luftarake e Vuçiçit, që bashkë me një ekonomi më të mirë, kërkon edhe armë.

“Dua t’ju shpreh falenderimet për mbështetjen e vendit tonë, integritetin territorial dhe sovranitetin e tij. Siç e dini tashmë, ne po përballemi me provokime dhe tensione në rritje në rajon, veçantërisht në Kosovë dhe Metohi. Dua të shpreh falenderimet e mia edhe për mbështetjen tuaj në organizmat ndërkombëtare gjithashtu” ka thënë Vuçiç duke hapur temën e tensioneve dhe provokimeve në Ballkan.

Përgjigjia nga Putin ka qenë muzikë për veshët e Serbisë. Shefi i Kremlinit ka kujtuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe ndihmën që Rusia jep në këtë drejtim.

“Ne rregullisht kryejmë stërvitje të përbashkëta, dhe ne po promovojmë bashkëpunimin mes agjensive tona të sigurisë, ministrive të mbrojtjes dhe stafit të tyre. Sigurisht që këto bëhen për përfitim të të dy vendeve. Profesionistët tuaj ushtarakë mësojnë të stërviten në universitetet tona. Dhe disa fjalë mbi përpjekjet dhe bashkëpunimet tona në skenën ndërkombëtare, përfshirë edhe atë për një komunitet në Kosovë. Siç e dini, qëndrimi jonë parimor nuk ndikohet nga ndonjë faktor politik i caktuar. Ne mbështesim pozicionin tuaj në Kosovë. Shpresoj që një zgjidhje do të gjendet dhe që do t’i bashkojë të gjithë interesat e të gjithë njerëzve në rajon” ka thënë Putin.

Përmendja e bashkëpunimit ushtarak është përqafuar menjëherë në bisedë nga Vuçiçi që ka shprehur mirënjohjen e tij, duke thënë: “Bashkëpunimi jonë ushtarak dhe teknik sigurisht që ka arritur nivele të larta. Ju jemi mirënjohës për dhuratat tuaja të mrekullueshme dhe për standartet e bashkëpunimit tonë”.

Më pas, gjatë një interviste pas takimit, presidenti i Serbisë tha se e kishte informuar presidentin e Rusisë edhe për deklaratat e Albin Kurtit për bashkimin me Shqipërinë, madje edhe i ka treguar në hartë veriun e Kosovës.

“Unë fola për standarde të dyfishta për hipokrizinë shpeshherë në marrëdhëniet ndërkombëtare, presidenti Putin e njeh këtë dhe e kupton mirë se për çfarë po flas, por ai më kërkoi shpjegime shtesë, kështu që folëm për veriun e Kosovës dhe ia treguam në hartë” tha Vuçiç duke lënë të kuptohet se kishte marrë armë të tjera dhuratë nga Putin.

Në të njëjtën ditë, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Kryeministri Edi Rama ka vazhduar të flasë për Ballkanin e Hapur përmes një retorike që ngjan vite dritë larg asaj të Vuçiçit, por që ka në qendër sërish Kosovën.

Rama ruajti linjën e qepëve, domateve, mandarinave, qumështit që bëhet kos dhe produkteve të tjera që kanë vështirësi kalimi mes vendeve të Ballkanit dhe që sipas tij duhet të qarkullojnë lirisht.

“Duke u hapur ne bëhemi më konkurues, se hapja të rrit, se këtu punohet dyfishi i tokës bujqësore se sa punohej dikur” tha Rama tek Të Paekspozuarit, ndërsa fajësoi Kosovën se përse nuk ulet në tryezë me Vuçiçin për t’i dhënë një zgjidhje mosmarrëveshjeve.

“Si zgjidhet? Zgjidhet duke fol. Nëse thua “nuk dua t’ia di. Unë nuk e njoh Serbinë”, Serbia nuk të njeh ty. Por ti je i interesuar të të njohë? Se ato mbajnë peng një dynja. Se në Bruksel u ul Albini me Ana Bërnabiçin. Ça e gjeti? Kështu funksionon bota, nuk funksionon me pushkë false dhe Facebook. Dhe gjëja më e tmerrshme është relativizimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pse i bie pesha Kosovës? Se dakort Vuçiçi… Pse i bie pesha ndërkombëtarisht në mënyrë eksponenciale? Një arsye është që duhet ta gjejë të vetja. Apo e ka e gjithë bota gabim. Po mirë e ka bota gabim” tha kryeministri.

Me fjalët e tij, kryeministri i Shqipërisë vazhdoi t’ioa faturojë gabimet liderëve të Kosovës që nuk pranojnë të hapin kufijtë me Serbinë.

Por një nga arsyet për të cilat Kosova, Mali i Zi apo Bosnje-Hercegovina e kundërshtojnë Ballkanin e Hapur është se heqja e kufijve do t’i hapë rrugë ndikimit rus në Ballkan përmes Serbisë. Hegjemonia serbe sipas tyre buron nga favoret ekonomike të Rusisë.

Albin Kurti mendon se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të jenë “të hapur për Federatën Ruse dhe Kinën. Në një farë mënyre kur thuhet i hapur, nga pikëpamja e Serbisë synohet që ashtu siҫ Serbia është e hapur për Federaten Ruse dhe Kinën, të bëhen edhe të tjerët në Ballkanin Perendimor. Ne kundërshtojmë një tendencë të tillë…” siç është shprehur ai për DW.

Rama e ka quajtur këtë argument, një teori konspiracioni. Kryeministri i Shqipërisë nuk beson se përmes heqjes së kufijve në Ballkan shtohet ndikimi rus.

Por fakt është që Vuçiç dhe Putin folën në Soçi për Kosovën përmes gjuhës së armëve. Pas këtij takimi duket se, qepët, domatet, kastravecat dhe mandarinat për të cilat shqetësohet Rama, duhet të presin ende./Lapsi.al

17 Comments

  1. Ballkani i hapur është shtojcë e paster e Bashkimit Ekonimik Euroaziatik, e cila është
    organizatë ndërkombëtare për integrimin rajonal ekonomik, ku merr pjesë Rusia, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani dhe Kirgistani. Është themeluar në 2014 në bazën e një Bashkimi Doganor që ka ekzistuar më herët ndërmjet tyre. Të njëjtin model i propozoi Vuçiç Ramës dhe e peshkoj bukur. Ky bashkim doganor në fillim u quajt mini shengen, tani per kamuflim Ballkan i Hapur, por menjëher sapo Rama dhe Zaev firmosën në Durres marrveshjen e propozuar, Vuçiç shkoi në Moskë dhe firmosi antarsimin në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik me qendër Rusinë. Keshtu rrjedhimisht si Shqipëria dhe Maqedonia në perfaqesohen nga Serbia në forumin euroaziatik.
    Te gjithe historite e tjera jane kamuflim dhe pallavra. Sot Shqiperia eshte pjese e Serbise (Jugoslavise se re me qender Beogradin) që gjithmonë na i ka dash dhe na i do të mirën! . Prandaj dhe sorosianet e Tiranës po e sulmojnë Kosovën me egërsi, se po i prish planet Beogradit.

  2. Duke marrë shkas nga ngjarjet e javëve të fundit, kur Berisha, i trembur për fatin e tij, është vënë në lëvizje duke synuar të vijë në pushtet përmes një “revolucioni paqësor”, por që në fakt rrezikon të rikthejë në Shqipëri dhunën, frikën dhe kaosin

    1. Shumë mirë or mut! Të kesh, biles shumë frikë, ishalla vdisni nga frika.

      Ju ka ardhë fundi i vjedhjes që shefi juaj hajdut, me ndihmën e parrazitëve dhe dembelëve si ju që paguheni për propogandë me taksat e njerëzve të ndershëm.

  3. YMER GELBAZA KELLIRA JA VJEDHE FOTOT ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE DHE IK E MASTUBON NE ZYRE TR EDI RAMES BASHKE ME FRROK CUPIN thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA NE SHENJE RESPEKTI MAXIMAL QE KA PER EDI RAMEN BATON HAXHIUN DHE ALEXANDER VUCIC KA VENDOSUR VULLNETARISHT TJU FUS KARIN NE BYTH SA HERE TE BERE KAPS

  4. Berisha eshte bere Don Kishoti i madh i shekullit XXI: qe vete ai qe hapi gjyq kunder Departamentit te Shtetit Amerikan ne Paris per shpalljen e tij “Persona NONGRATA”. Normalisht, Kryetari i PD, Lulzim Basha e pazulloi nga Grupi Parlamanter i PD deri perfundim te Gjyqit te Parisit. Por S.B.ne vend qe te mbroje dinjitetin e tij ne Gjyqin e Parisit sulmon Kryetarin e PD Lulzim Basha, i cili e largoi nga grupi i tij parlamentar “deri ne perfundim te Gjyqit te Parisit”.. Pse nuk duron Doktor Mortja sa ta fitoje gjyqin e pastaj te kthehet triumfator ne grupin parlamentar te PD dhe ndoshta edhe ne krye te saj????!!!Ymer kujes shishen e shurres se salihu mos e pi vete,por ndaje me shpellkaret e tjere

  5. YMER GELBAZA KELLIRA ME NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN:INCEST NE FAMILJEN E EDI RAMES VAZHDON-GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS… thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH KOL SALLAKU SKYPE-s

  6. Janë interceptuar disa biseda të tij me ish- kryeministrin e Kosovës në atë kohë me Bujar Bukoshin, ku flitej për të siguruar 300 a 400 të armatosur të cilët duhej të vinin në Tiranë. Berisha është përgjuar të flasë edhe me një personazh tjetër i cili nuk është identifikuar, por mendohej se ishte shqiptar nga Mali i Zi, i cili kishte një ton urdhërues ndaj Berishës. Pak ditë pas grushtit të shtetit ai i thotë në një bisedë Berishës: mjaft, lere tani këtë punë. Fakt është që menjëherë mbas kësaj bisede u tërhoqën u terhoqën njerezit e armatosur në PD dhe dorëzuan edhe tankun rus T 54,shpellkare si ymeri qe zihen me njeri tjetrin kush ja mban shishen e shurres salihut dhe pastaj shkojne te Fallxhorja per byrekun e rradhes qe e shoqeroni me shurren e salihut o shpellkare te mjere

    1. ARTIKULLI SHKRUAN PER RAMEN, VUÇIÇIN, PUTININ.

      ARTIKULLI SHKRUAN PER BUJQESINE DHE ARMET.

      TY TE BEJNE ALERGJI KOKAT E SHQIPONJES !!!

      GYS MASKARAI !

  7. Nuk dinë se ku të mbështeten dhe cilin të mbështetin, pasi loja është zhbërë, letrat po hapen keqas dhe trekëndëshi i përplasjes, në fakt i së keqes është kundërvënë ndaj njëri tjetrit. Meta është sozia lësëiste e Berishës, Berisha është sozia demokratikase e Metës, Basha ishte pinjolli i dashur i Berishës dhe miku lakmitar i Metës e tash është armiku i tyre; Rama rri mjeshtërisht larg rrjedhës dhe hedh ndonjë gur në ujë, rreth të cilit për ta nxjerrë sillen 100 vetë e nuk e nxjerrin dot.

  8. Ata që ndeshen nuk janë studentët e dhjetorit 1990, përgjithësisht idealistë dhe nga familje të varfëra, por milionerë, afaristë të politikës, oligarkë politikë, pronarë të shumëfishtë pronash të grabitura, mizantropë dhe, jo pak herë vartës të shërbimeve të huaja në dëm të Shqipërisë. Janë një grumbull ish ministrash, në tre krahët, berishistë, metistë e bashistë, që i kanë hipur mbi qafë këtij vendi dhe që synojnë ta sundojnë deri në ditën e fundit të jetës së tyre, duke e gjakosur, marrë rrëshqanë, përdhosur dhe përdhunuar.

  9. Në një rast të tillë, nga spitali i traumës në fillim dhe pastaj në të gjitha foltoret e tjera në vijim, në studio televizive apo rrjete sociale, ai do të shpërthente me stilin e tij të pandryshuëshëm.

    Do të shpjegonte me patos se, i tmerruar nga uragani i fitores së demokratëve, boshti i së keqes, pengkryetari dhe kryeministri pengmarrës, bashkë me Sorosin dhe Vuçiçin, mafien vendase dhe atë ndërkombëtare, kishin organizuar atentat ndaj Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu