• |
ide | kryesore

Erë dhe reshje shiu, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit për 5 ditë

-Instant, Lajme, Të fundit



Për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut, kapiteneria e Vlorës ka bërë me dije se do të ndalohet lundrimi i të gjithë mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit për 5 ditë.

Ndërkohë anijet e pasagjerëve dhe anijet e tjera lundruese nuk do të kenë kufizime.

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  ditët  në  vazhdim  në  datat  26,  27,  28,  29,  30.11.2021  në  drejtimin  Jug-JugLindje  dhe  JugJugPerëndim  në  forcën  4-5bft  brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7bft                   10-15m/s  deri në  7-8  bft  /  15-20m/s  dhe  lartësi dallge  nga  1.50  deri  3.50  metra.   Eshte ndaluar  dhënia  e  leje-nisjes  e  të  gjitha  mjeteve  të  vogla lundruese ,  anijeve të  peshkimit  që  operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Anijet pasagjere dhe anijet e tjera nuk kane kufizime.

Përmisimi  i  situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjiun e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  30.11.2021  /  12:00”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *