• |
ide | kryesore

Gafa me shqiponjën me një kokë/ Rama pro apo kundër bashkimit me Kosovën?

-Instant, Kryesore



Edi Rama ka bërë sot një “lapsus” që do të konsiderohej gafë për çdo politikan serioz i cili e mat peshën e fjalës. I pyetur nga gazetarja Kaltrina Zymberi e TV Dukagjini lidhur me mospajtimet e dy kryeminstrave për Ballkanin e hapur Rama u munda të luajë me metaforën e Shqiponjës me dy koka. “Njëra kokë sheh nga njëra anë – një kokë në anën tjetër, por të dyja i mban drejt një trup i vetëm. Është mirë kur shqiponja ka dy koka sepse kështu nuk kapemi në befasi” tha Rama në konferencën e shtypit përkrah Kurtit.

Por në kurthin e krahasimit që shpiku vetë kryeministri nxori një konkluzion shumë provokativ. Sipas tij rreziku qëndron kush Shqipëria dhe Kosova të bashkohen duke u shndërruar në një shqiponjë me kokë të vetme: “Atëhere rrezikojmë të kafshojmë veten” nënvizoi ai. 

Lexo me tej:

Dy fytyrat e Ballkanit të Hapur/ Vuçiç i merr armë Putinit, Rama flet për prodhimet bujqësore

Kjo deklaratë shumë ambige binte krejtësisht ndesh me atë që Edi Rama tha më pas gjatë së njëjtës konferencë duke parashikuar se: “Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do bëja një shkelje të ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur pro”. Ky qëndrim erdhi fill pas një sondazhi që Euronews botoi të enjten në “Barometër” ku rezultonte se 80% e shqiptarëve janë por bashkimit kombëtar.

Debati për “Ballkanin e Hapur/ Rama: Shqiponja është me dy koka, por me një trup që qëndron drejt

Po atëherë pyetja është kujt Edi Rame i duhet besuar: atij që do votonte në një referendum pro bashkimit, apo atij që ka frikën se Shqiponja kur të bëhet me një kokë do të hajë trupin e saj, sikurse duket se thotë në videon më sipër.

Po të shihet i gjithë mesazhi i konferencës për shtyp loja me metaforën e Shqiponjës duket se është një lapsus, prandaj ajo nuk duhet marrë me seriozitetin e deklarimit të një politikani serioz. Edi Ramën e mori me vete, pa u menduar, rrjedha e krahasimit të vet që e bëri të mbarrijë në konkluzionin se një bashkim i mundshëm mund ti dëmtojë shqipëtarët. Por në këtë përfundim ai arriti falë manisë së tij për protagonizëm dhe egzibicionit me të çuditur me elokuencën e panevojshme. 

Falë zoti që më pas u pyet drejtpërdrejt për  çështjen e referencumit duke iu dhënë mundësia ta korrigjonte gafën për rreziqet e bashkimit.

©Lapsi.al

 



17 Comments

  1. Qa mereni me ate kafshe pylli te dendur mo aman, Surrelsi s di ku ka koken e vet e jo te bej loje me politik?shimpanzeja e pyllit te dendur ka cen dhe esht llafollog pa fre llapaqen i pa konkuruar ne partin e vet dhe i duket vetja sikur esht me i menquri pasi ka rreth vetit ca kukulla barbi te cilat kur esht nevoja shtrihen qe te kaloj mbi to dhe se thot me veti Skender Beu paska cen askushi afer meje????

  2. KRIMI ME I MADHE QE PO BENE EDI RAMA ESHTE SE PO I VJEDHE SHQIPETARET DHE PO I PAGUAN BATON HAXHIUN DHE YMER GELBAZA KELLIREN PER TE SULMUAR DHE OFENDUAR VJOSA OSMANIN DHE ALBIN KURTIN thotë:

    I BIRI I KRISTAQIT KA DESHIRE TE BASHKOJE ME GOGOLIN SERBE DHE JO ME KOSOVEN

  3. Janë interceptuar disa biseda të tij me ish- kryeministrin e Kosovës në atë kohë me Bujar Bukoshin, ku flitej për të siguruar 300 a 400 të armatosur të cilët duhej të vinin në Tiranë. Berisha është përgjuar të flasë edhe me një personazh tjetër i cili nuk është identifikuar, por mendohej se ishte shqiptar nga Mali i Zi, i cili kishte një ton urdhërues ndaj Berishës. Pak ditë pas grushtit të shtetit ai i thotë në një bisedë Berishës: mjaft, lere tani këtë punë. Fakt është që menjëherë mbas kësaj bisede u tërhoqën u terhoqën njerezit e armatosur në PD dhe dorëzuan edhe tankun rus T 54

  4. Po perse e analizoni kaq thelle kur mund te thuash thjesht qe koqja koqe mbetet, si ne aparence dhe ne permbajtje. Njesoj si xhaxhi ne vitet 80 qe sdinte dhe smbante pergjegjesi per cfare thoshte. Disa thone e ka fajin e bardha, por ka shume mundesi ta kete nga paranoja per shkak te personalitetit te dyfisht.

  5. Na plasi trapi per shqiponjen e gocen e shqiponjes o rrota kari, ne presim nej llotari amerikane ju na cani karin me kokat e shqiponjes

    1. @ Ss

      MOS E PERMEND SHQIPONJEN (maskara)!

      Ose je nje shqipshkrues dhjakonar serbo/grek.

      Ose je rrotkari qe nuk sheh pergjegjesine e politikes.

  6. Nuk dinë se ku të mbështeten dhe cilin të mbështetin, pasi loja është zhbërë, letrat po hapen keqas dhe trekëndëshi i përplasjes, në fakt i së keqes është kundërvënë ndaj njëri tjetrit. Meta është sozia lësëiste e Berishës, Berisha është sozia demokratikase e Metës, Basha ishte pinjolli i dashur i Berishës dhe miku lakmitar i Metës e tash është armiku i tyre; Rama rri mjeshtërisht larg rrjedhës dhe hedh ndonjë gur në ujë, rreth të cilit për ta nxjerrë sillen 100 vetë e nuk e nxjerrin dot.

  7. Ata që ndeshen nuk janë studentët e dhjetorit 1990, përgjithësisht idealistë dhe nga familje të varfëra, por milionerë, afaristë të politikës, oligarkë politikë, pronarë të shumëfishtë pronash të grabitura, mizantropë dhe, jo pak herë vartës të shërbimeve të huaja në dëm të Shqipërisë. Janë një grumbull ish ministrash, në tre krahët, berishistë, metistë e bashistë, që i kanë hipur mbi qafë këtij vendi dhe që synojnë ta sundojnë deri në ditën e fundit të jetës së tyre, duke e gjakosur, marrë rrëshqanë, përdhosur dhe përdhunuar.

  8. Aksidenti me eskortën e Berishës, kamerat e sigurisë rrëzojnë truprojën: Ishit me shpejtësi, asnjë mjet s’lëvizte kundravjatje në korsi

  9. Në një rast të tillë, nga spitali i traumës në fillim dhe pastaj në të gjitha foltoret e tjera në vijim, në studio televizive apo rrjete sociale, ai do të shpërthente me stilin e tij të pandryshuëshëm.

    Do të shpjegonte me patos se, i tmerruar nga uragani i fitores së demokratëve, boshti i së keqes, pengkryetari dhe kryeministri pengmarrës, bashkë me Sorosin dhe Vuçiçin, mafien vendase dhe atë ndërkombëtare, kishin organizuar atentat ndaj Sali Berishës.

  10. më shumë se sa e dëshiron, e mendon realisht që atë dikush duhet ta vrasë. I kapluar nga paranoja e njeriut që ka plot gjynahe për të larë, ai mendon se vërtet dikush në këtë vend, e dëshiron vdekjen e tij.

    Këtu nuk është se gabon shumë, pasi ka mijëra vetë që e duan të vdekur, por problemi është se të gjithëve atyre që u ka bërë keq, mendojnë se tani ndaj tij po vendoset drejtësia, duke filluar nga damkosja e përjetshme si hajdut familjarisht, dhe epitafi si minues i demokracisë dhe drejtësisë në vend.

  11. As mos mendoni që është gafë. Ai është antishqiptar dhe për më tepër antikosovar. Ai thjesht i shërben Sërbisë më urdhrin e Sorrosit.

  12. Berisha po mbronte Metën, për të mbrojtur pushtetin e tij, pasi 4 votat e Metës mbanin në këmbë qeverinë e Berishës që nga shtatori 2009.

    Vetëm anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, nuk iu bind sinjalit të Berishës. Dvorani votoi kundër pafajësisë së Metës. Për këtë arsye, Dvorani u shpall armik, u liçua dhe u sulmua egërsisht nga Berisha dhe Meta për 9 vite me radhë.

    Në shkurt 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli pikërisht Ardian Dvoranin në listën e 12 personaliteteve kampionë në botë në luftën kundër korrupsionit.Gimi shishen e shurres per salihun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *