• |
ide | kryesore

Hedhja e nënës bashkë me fëmijën drejt vdekjes në Vlorë, vjen reagimi i policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia reagon zyrtarisht në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Vlorën dhe mbarë opinionin publik, ku një nënë e re është hedhur bashkë me djalin e saj nga kati i 5 i një pallati. Për pasojë ata ndërruan jetë.


“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet ne njoftimin e policisë.


Mediat raportojnë se vajza jetonte në Tiranë, ndërsa ditën e sotme kishte udhëtuar drejt Vlorës. Nuk dihet ende se për çfarë arsye ka marrë këtë akt ekstrem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu