• |
ide | kryesore

I hoqi fotot sensuale, Madonna akuzon Instagram

-Instant, Paparazzi, Slider



Madonna po e akuzon Instagramin për seksizëm, pasi aplikacioni i mediave sociale hoqi fotot e saj të fundit sensuale pa asnjë paralajmërim, sepse një pjesë e gjoksit të këngëtares shfaqej në foto i ekspozuar, edhe pse i mbuluar me një emoji zemër.

“Po ripostoj fotografitë që Instagrami hoqi pa paralajmërim apo njoftim… Arsyeja që ata dhanë ishte se një pjesë e vogël e gjoksit tim u ekspozua”, shkroi Madonna në një postim në Instagram të enjten, ku ishte duke pozuar në një shtrat ndërsa kishte veshur të brendshme rrjetë.

Artistja shprehu neverinë e saj për ata që seksualizojnë gjoksin, edhe pse “përdoret për të ushqyer një jetë të re”.

“Është ende befasuese për mua që jetojmë në një kulturë që lejon të tregohet çdo centimetër i trupit të një gruaje, përveç një thithe. Sikur kjo të jetë e vetmja pjesë e anatomisë së një gruaje që mund të seksualizohet”, ka shkruar ajo. “Thitha e gjirit që ushqen foshnjën!”

Ajo gjithashtu vuri në dukje standardin e padrejtë të dyfishtë që ekziston në shoqëri ku burrat lejohen të tregojnë gjoksin e tyre ndërsa gratë jo.

“A nuk mund të përjetohet thithka e mashkullit si erotike?! Po prapanica e një gruaje që nuk censurohet askund?”, tha ajo.

Ajo përfundoi duke falënderuar që ka arritur të ruajë “mendjen të shëndoshë përmes katër dekadave të censurës…… seksizmit……agjizmit dhe mizogjinisë.”




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *