• |
ide | kryesore

OKB publikon shifrat: Çdo 11 minuta vritet një grua nga një anëtar i familjes së saj

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimet (UNODC), Ghada Fathi Waly tha se çdo 11 minuta një grua ose një vajzë vritet nga një anëtar i familjes së saj. Në një deklaratë me shkrim me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Luftën kundër Dhunës ndaj Grave 2021, Waly tërhoqi vëmendjen mbi uljen e të drejtave të grave për shkak të dhunës në rritje brenda familjes dhe pandemisë së COVID-19.

Ajo ndau informacionin se sipas raportit të publikuar nga UNODC, 47 mijë gra ose vajza janë vrarë nga një pjesëtar i familjes ose nga një i afërm i tyre në vitin 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *