• |
ide | kryesore

Parada e Albinit me Gjergj Lucën përçan Vetëvendosjen

-Instant, Të fundit



Parakalimi i Albin Kurtit përkrah Edi Ramës dhe biznesmenit Gjergj Luca duket se ka krijuar përçarje në radhët e Vetëvendosjes. Sot pas takimit mes dy qeverive dy kryeministrat kanë shtëtitur në sarajet e Lucës duke parë investimet e tij në periferi të Elbasanit. Këtë video (shiko poshtë) e shpërndau vetë Edi Rama në Facebook. Ajo fillon me thirrjen e Ramës: “O Albin hajde se po të pret Gjergji”. Dhe Kurti i bashkohet shefit të qeverisë dhe biznesmenit i cili i flet Ramës me një gjuhë shumë jo formale: “me le o vlla me fol tani”.

Parada e dy kryeministrave me pronarin e kompleksit u mbyll me fjalet e ketij te fundit: “Une jam anetari me i ri i Vetevendosjes”.

Por ky marshim i kreut të Vetëvendosjes përprah pushtetit të parasë e çuditur ish kreun e kësaj lëvizjeje për Shqipërinë, Boiken Abazi i cili habitet se puna ka arritur deri në pikën që një oligark të dojë të bëhet pjestar i Vetëvendosjes.

“Gjergj Luca, oligarku monopolist paska thënë sot se po anëtarësohet në Lëvizjen VETËVENDOSJE, pas turit që Rama i bëri Kurtit në “kështjellën” e Lucës në Elbasan. Tani ka mbetur pa u anëtarësuar në Lëvizje edhe Çet Kastrati dhe Samir Mane (vide poshte) dhe plotësohet mozaiku. Por mbase Rama nuk ia kishte shpjeguar Kurtit se si e ka ngritur Luca perandorinë e tij, e mbase as nuk i ka treguar se si Luca na ofendonte të gjithëve, bashkë me Kurtin, para shumë pak kohësh, e si i shfrytëzon punëtorët e i detyron të votojnë për Ramën. Por, si i thonë fjalës, paraja e hedh ujin përpjetë, e jo më “bindjet” e Lucës, që tani e sheh Kurtin si €€€”-ka shkruar ai.

©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=sMz-PrA_KAk



7 Comments

  1. Janë interceptuar disa biseda të tij me ish- kryeministrin e Kosovës në atë kohë me Bujar Bukoshin, ku flitej për të siguruar 300 a 400 të armatosur të cilët duhej të vinin në Tiranë. Berisha është përgjuar të flasë edhe me një personazh tjetër i cili nuk është identifikuar, por mendohej se ishte shqiptar nga Mali i Zi, i cili kishte një ton urdhërues ndaj Berishës. Pak ditë pas grushtit të shtetit ai i thotë në një bisedë Berishës: mjaft, lere tani këtë punë. Fakt është që menjëherë mbas kësaj bisede u tërhoqën u terhoqën njerezit e armatosur në PD dhe dorëzuan edhe tankun rus T 54

    1. Pysni shoqen Kim kur e ndryshoi SHBA qendrimin ndaj ne prej familjeve kriminale te Shqiperise-Luca! Para apo pas Rames Kryeminister.

  2. Rama te perdor, jo te keqperdor deri me nje sharlatan biznesmen si Luca. Turp per Kurtin, nuk e dinja kaq naiv.

  3. Na ben per te vjell. Sa posht kemi rene. Mortja pse sna ha te gjitheve sa jemi. Te na shkaterrojn jetet tona keta laperdhare drogaxhinj,keta llumra qe rrime e i bejme sehir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *