• |
ide | kryesore

Përfshihen në aksident 2 makina të eskortës së ish-kryeministri Berisha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras ku janë përfshirë 4 automjete.

Sipas mediave të ndryshme, 2 prej automjeteve të përfshira në këtë ngjarje dyshohet të jetë e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha që pasditen e së premtes kishte takimin e radhës të Foltores në Laç.

Nga informacionet paraprake, mësohet se nuk ka qenë në makinë ish-kryeministri Berisha. Të njëjtat burime thanë se ka pasur dëme materiale dhe 3 persona të lënduar. Shkak është bërë lagështia në rrugë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *