Mësohet se në vijim të këtij operacioni është ndalur edhe një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, ndërsa drejtuesi që rezultoi të ishte një shtetas grek është vënë në pranga.

Ndërkohë gjatë kontrolli të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 9 pako me 53 kg 724 gram marijuanë.

Sakaq automjeti rezulton i marrë me qira në Greqi.