• |
ide | kryesore

U hodh nga pallati me fëmijën/ Fqinjët: Prindërit po e kërkonin, vajza ishte në depresion

-Instant, Lajme, Të fundit



Një tjetër banore, e lagjes “Pavarësia 2”, në Vlorë, ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë, ku një 34-vjeçare u hodh nga pallati bashkë me fëmijën 1 vjeç. Fqinja ka treguar se kishte takuar nënën e 34-vjeçares një ditë më parë. Sipas saj nëna e viktimës i kishte thënë se e bija ishte sëmurë dhe kishte kriza nervore. Banorja tregon po ashtu se 34-vjeçarja së bashku me prindërit jetonin në Tiranë, dhe se ajo ishte e divorcuar prej rreth 8 muajsh.

Vajzë shumë e mirë, ça të themi. Jetonin në Tiranë të gjithë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë. Ishte e martuar, kishte 7-8 muaj e ndarë. Kishte një djalë. I kishte thënë të ëmës dje që dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova dhe unë të ëmën dje dhe më tha kam Pamelën sëmurë. “Çfarë ka”, e pyeta unë. “Krizë nervore”, më tha. I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lë vetëm. Sot erdhi më trokiti dhe më pyeti nëse e kisha parë Pamelën me djalin. Dola me vrap nga hyrja nga ballkoni se mos hidhej, se e mora me mend çfarë mund të ndodhte.

Dje erdhi në Vlorë, kishte rreth 1 muaj që kishte probleme mendore. Ata po e kërkonin, ajo kishte dalë më përpara”, tha banorja e lagjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *