• |
ide | kryesore

Vuçiç rrëfen takimin me Putinin: I tregova në hartë veriun e Kosovës!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dalë i ekzaltuar nga takimi me Putin në Soçi të Rusisë. Jo vetëm për çmimin e mirë që mori për furnizimin me gaz gjatë dimrit, por edhe për bisedën që pati me të në lidhje me Kosovën. Në transkriptin e zbardhur nga faqja e internetit e presidencës ruse, mësohet se Vuçiç i foli Putinit për tensione dhe provokime në rritje në Ballkan, ndërsa ky i fundit i kujtoi miqësinë mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e ngushtë ushtarak.

Por në një intervistë pas takimit, Vuçiç ka treguar se foli gjatë me Putinin për Kosovën, madje i tregoi edhe veriun e Kosovës në hartë.

“Ne biseduam për këtë në mënyrë miqësore dhe kuptohemi mirë. Unë fola për standarde të dyfishta për hipokrizinë shpeshherë në marrëdhëniet ndërkombëtare, presidenti Putin e njeh këtë dhe e kupton mirë se për çfarë po flas, por ai më kërkoi shpjegime shtesë, kështu që folëm për veriun e Kosovës dhe ia treguam në hartë” tha Vuçiç.

Presidenti serb la të kuptohet se kishte marrë si dhurata armë të fuqishme nga Rusia, ndërsa e falenderoi vazhdimisht Putinin për qëndrimet e mbajtura.

“Biseduam edhe për bashkëpunimin ushtarako-teknik dhe kjo po shkon mirë. Do ketë surpriza të mira. Serbia duhet të mbrojë veten, të kujdeset për veten, në mënyrë që ne të mund të mbrojmë dhe ruajmë gjithmonë vendin tonë dhe të ndjekim atë që po ndodh kudo në zonë. Të mos ankohemi, të mos bëjmë shaka, të mos akuzojmë të tjerët se i marrin armët dhe pajisjet e fuqishme si dhuratë nga dikush, por le të jemi po aq të suksesshëm apo më të suksesshëm se ata dhe do të jemi” tha Vuçiç.

https://www.youtube.com/watch?v=Kb0H_3uFwDc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *