• |
ide | kryesore

Conte, ironizon ata që e quajnë shpenzues: “Më vjen të qesh, Lukaku blerja e vetme e çmendur”

-Instant, Sport



I pyetur në intervistën për Sportëeek nëse do ta bëjë Tottenhamin të shpenzojë shumë para, Antonio Conte dëshiron të shpërbëjë një nga klishetë që e shqetësojnë: “Më vjen të qesh. Më lejoni të them se në karrierën time gjithmonë i kam bërë të fitojnë në fund, jo të shpenzojnë. Kam punuar shpesh me të rinj për tu formuar, sportistë që i kishte rënë vlera, futbollistë që deri në atë moment nuk kishin fituar asnjëherë. Të gjithë, lojtarë që kanë rifituar vlerën, falë punës sime. Në karrierën time kam kërkuar vetëm një lojtar, që u pagua shumë: Lukaku”.

Një mundësi për të folur edhe për të kaluarën e tij të fundit me zikaltrit: “E kërkova sulmuesin belg bazuar në objektivat që më ishin paraqitur. Drejtuesit e Interit erdhën në shtëpinë time për të më thënë se donin të rrëzonin hegjemoninë e Juventusit dhe të sillnin Interin në krye të botës, duke përfituar nga burime të mëdha ekonomike. Kërkova Lukakun duke e konsideruar thelbësore. Por shikoni edhe sa është shitur: gati dyfish, si Hakimi. Por mund të përmendja edhe rivlerësimin e Barella, Bastoni, Lautaros, që para ardhjes sime nuk luante… Te Juve pata kënaqësinë të punoja me Barzaglin, Bonuccin dhe Chiellinin: fenomenë, por kur i pata unë, ende nuk kishin fituar asgjë”.

Conte më pas kaloi në të tashmen, që quhet Tottenham: “Presidenti Levy ka treguar se më donte me çdo kusht. Në fjalët e tij dhe në investimet e bëra, ndjeva dëshirën për të shkëlqyer. Nëse e kombinojmë këtë aftësi jashtë fushë me atë që mund të jap unë në fushë, mund të krijohet një punë serioze dhe e thellë. Ekipi është i ri, por ka shumë hapësirë për përmirësim. Konkurrenca është e ashpër me katër gjigantët Chelsea, City, Liverpool, United e pastaj Arsenali, Ëest Ham, Everton… Unë kurrë nuk kam pasur frikë nga sfidat, më duhet vetëm një mundësi 1% për të fituar, për të filluar betejën time. Unë kurrë nuk kam marrë ekipe që kishin fituar një vit më parë, por gjithmonë në rrugën e rindërtimit. Juve erdhi nga vendi i tetë, Chelsea nga i dhjeti, Interi nga i katërti. E di që do të duhet pak durim këtë herë. Në Milano lashë një punë të mbaruar. Këtu duhet ta filloj nga e para dhe të hyj në sezon e sipër nuk është kurrë e lehtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *