• |
ide | kryesore

KUJDES! Rruga e Arbërit hapet të hënën, por nuk ka mbaruar, Balluku: Mbyllet kur bie borë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Pikante, Të fundit



“Rrugë të lëna rrugëve” është një nga shprehjet e kryeministrit Edi Rama me të cilën ai ironizon inaugurimet që i bënte Berisha para vitit 2013, megjithëse projektet nuk kishin përfunduar. Por sado cinik që tregohet, Rama nuk tejkalon dot paraardhësin.

Të hënën, në 29 Nëntor është njoftuar se do të hapet rruga e Arbërit meqë është ditë feste. Por kujdes! Drejtuesit e automjeteve duhet të dinë që projekti është i papërfunduar dhe ka rrezik.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ishte në terren për të parë nga afër aksin pak orë përpara se të hapet për qarkullim dhe u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes se rruga ende nuk ka përfunduar plotësisht.

“Po e hapim para afatit për të lehtësuar qarkullimin gjatë dimrit dhe padyshim jemi në kushtet e kantierit, kështu që duhet shumë kujdes nga drejtuesve të automjeteve përsa i përket kalimit këtu. Jam me drejtor Qaton këtu, sepse ju do të merrni në dorëzim këtë aks për sigurinë rrugore dhe do ta monitoroni deri kur të jetë i përfunduar. Moti nuk na ndihmon shumë, por HEC-et e Drinit po mbushen.

Kjo është një rrugë në verilindje të vendit, ku shpesh ka edhe reshje dëbore, prandaj duhet të kemi shumë kujdes në përdorimin e rrugës. Kur të ketë reshje dëbore do të mbyllim “By Pass”-in, maksimumi 5 ditë në vit dhe do të përdoret rruga e vjetër, por në ditët e tjera do të jetë totalisht i hapur” tha ministrja.

Rruga e Arbrit ka 6 tunele, 5 nga të cilët janë përfunduar dhe njëri është ende në proces.



6 Comments

  1. Vetem njerez te papergjegjshem mund te hapin rruge te paperfunduara….. madje vampire te papergjegjshem!

  2. Stili qeverisës i dymetroshit.
    Të njejtin objekt e “inaguron” pesë herë në 9 vite.
    Është një fakt i padiskutueshëm e i njohur nga të gjithë.
    Rruga e Arbërit pat shkuar deri në 50% të ndërtimit të saj me qeverinë Berisha mbrenda dy vitesh.
    Qeverisë së dymetroshit mesa duket i duhen më shumë se 10 vite për ta përfunduar gjysmën e fundit të saj.

  3. Stili qeverisës i dymetroshit.
    Të njejtin objekt e “inaguron” pesë herë në 9 vite.
    Është një fakt i padiskutueshëm e i njohur nga të gjithë.
    Rruga e Arbërit pat shkuar deri në 50% të ndërtimit të saj me qeverinë Berisha mbrenda dy vitesh.
    Qeverisë së dymetroshit mesa duket i duhen më shumë se 10 vite për ta përfunduar gjysmën e fundit të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *