• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi justifikon humbjen e LSI në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Megjtihëse pati një dështim në spektakolar në Durrës, ku nuk mori asnjë deputet, sërish kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk ka fajësuar Elona Gurin të cilën e vendosi në krye të fushatës së Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit. Fajin për humbjen ia faturoi asaj që e quajti “marrëveshja e fshehtë mes qeverisë dhe shtojcës së saj në radhët e opozitës së bashkuar”.


“Kjo është bërë e dukshme para, gjatë votimit, si dhe në çdo tavolinë të numërimit, ku interesi primar i bandës së inceneratorëve qeveri-opozitë, ishte mandati i kryeministrit në Durrës dhe vijimi i mandatit qeverisës”, tha Kryemadhi gjatë takimit me anëtarët e LSI-së në këtë qytet. Pasi të mbarojë mandatin në presidencë, Ilir Meta ka thënë se do ta marrë vetë drejtimin e LSI-së.


DEKLARATA E KRYEMADHIT

Rikthehem me kënaqësi në takim me ekipin e Durrësit, pas një analize të plotë që kemi zhvilluar, mbi arsyet dhe pasojat e masakrës zgjedhore të 25 Prillit.

Mandati i përfaqësimit në Kuvend, edhe pse ishte shprehur qartë nga qytetarët në kutitë e votimit, iu mohua LSI-së në Durrës prej marrëveshjes së fshehtë të bashkëpunimit, që ekzistonte mes qeverisë dhe shtojcës së saj në radhët e opozitës së bashkuar.

Kjo është bërë e dukshme para, gjatë votimit, si dhe në çdo tavolinë të numërimit, ku interesi primar i bandës së inceneratorëve qeveri-opozitë, ishte mandati i kryeministrit në Durrës dhe vijimi i mandatit qeverisës.

Ne po ringrihemi më të fortë dhe të vendosur, e bashkë me qytetarët durrsak, me gratë, vajzat dhe të rinjtë energjik, do të përfaqësojmë siç duhet interesat e çdo banori të këtij qyteti të mrekullueshëm. Misioni për shtëpinë tonë të përbashkët, vijon dhe rëndësia e tij është sot më i madh se kurrë.

1 Comment

  1. O Kije e 21-shit, kanceri tek tafllaku nuk ka sherim, mos i harxho kot parate harram/te vjedhura, neper klinikat super te shtrenjta ne SHBA, Zvicer, Austri, e ke te kot, do t’a lesh vetem Baftiarin dhe 3 monstrat e tua, qe ngjasojne me personazhin Shrek!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu