• |
ide | kryesore

Një skuadër e madhe do ti mungojë Katar 2022, Mancini: “Nuk ishte ndonjë farë shorti, mund të shkonte më mirë”

-Instant, Sport



Roberto Mancini ka komentuar shortin e play-off-it për Botërorin 2022 dhe, ndonëse i buzëqeshur, nuk e fsheh shqetësimin. “Nuk është një short i madh, mund të ishte pak më i mirë – tha trajneri i të kaltërve – Si ne ashtu edhe Portugalia do të duhet të mposhtim Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë dhe duke qenë një ndeshje teke ka gjithmonë gracka. Ne jemi pozitivë. Ashtu si ne do të kishim evituar me kënaqësi Portugalinë, edhe ata do të na kishin shmangur me gjithë qejf, nuk ka dyshim”. Maqedonia e Veriut është kundërshtari i parë. “Maqedonia e Veriut bëri një fushatë të mirë kualifikuese në grup, do të duhet të luajmë një ndeshje të madhe dhe pastaj do të shohim se ku do të luajmë finalen – tha ai për Rai Sport – Për ne do të jetë e rëndësishme që të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, është gjëja më e rëndësishme”.

Rruga e kombëtares italiane të futbollit drejt Kupës së Botës në Katar do të kalojë përmes play-off që do të luhet në mars 2022, ashtu si edhe për Portugalinë: cështja është se të dy kombëtaret janë shortuar në të njëjtin minigrup ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Turqia. Në gjysëmfinalen e parë kampionët e Europës do të luajnë me maqedonasit, ndërsa Cristiano Ronaldo do të përballet me Turqinë. Fituesit ndeshen me njëri-tjetrin.

PËRPLASJET NË PLAYOFF (gjysëmfinalet në 24 mars; finalet në 29 mars)

Gjysëmfinale 1: Skoci-Ukrainë
Gjysëmfinale 2: Uells-Austri
Finale: Fituesja 2 – Fituesja 1

Gjysëmfinale 3: Rusi-Poloni
Gjysëmfinale 4: Suedi-Rep. Ceke
Finale: Fituejsa 3- Fituesja 4

Gjysëmfinale 5: Itali-Maqedonia e Veriut
Gjysëmfinale 6: Portugali-Turqi
Finale: Fituesja 6 – Fituesja 5

RREGULLORJA
– Raundi i dyfishtë i playoff do të luhet me një ndeshje të vetme, gjysmëfinalja në shtëpinë e kombëtares me renditjen më të mirë të FIFA-s (nëntëdhjetë minuta dhe mundësisht shtesë dhe penallti).
– Gjysmëfinalja do të luhet më 24 mars 2022 ndërsa aktet finale, të kombinuara me gjysmëfinalet që në momentin e shortit, do të luhen më 29 mars në shtëpinë e njërit prej dy pretendentëve në bazë të shortit.
-Ukraina dhe Rusia nuk mund të shortoheshin bashkë.

DATAT
Gjysëmfinalet e playoff: të enjten 24 mars 2022
Finalet e playoff: të martën 29 mars 2022



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *