• |
ide | kryesore

Çfarë duhet të dëshmojë Albini pas paradës me Gjergj Lucën

-Instant, Blog



Koncepti që Rama çon përpara është ai i oligarkut. Me oligarkun, sipas Ramës, dhe vetëm me oligarkun, mund të arrihet Bashkimi Kombëtar, ose ai Evropian, ose ai Ballkanik, ç’rëndësi ka. Me oligarkun zhvillohet ekonomia, punësimi, arti, kultura, arsimi e mjedisi.

Oligarku i Ramës i ngjan Fitzcarraldos të Herzogut, i cili për të përmbushur komplekset e veta, donte të ndërtonte një teatër të Operas në xhunglat e Amazonës, ku kishte plantacionet e kauçukut. Kështu edhe Luca, ndërton surrogatë të Kinostudios në një shtet ku s’ka më kinematografi, dhe ndërton salla moderne kinemaje atje ku ka fabrikat e peshkut, larg qyteteve që kanë në fakt nevojë për kinema. Projekte si puna e atyre kinemave, janë thjesht mënyra për të shkatërruar kapitalin e grumbulluar për të fituar edhe më shumë (creative destruction i Schumpeterit plus conspicuous consumption i Weblenit), njësoj si blerja e jahteve superluksoze apo e anijeve kozmike nga trilionerët e botës. Nuk janë investime për të zhvilluar artin apo shkencën, sepse këto të fundit në thelb janë komunitare e jo private.

Rama synon të rekrutojë këdo në botëkuptimin e vet, mundësisht edhe Vetëvendosjen, apo Albin Kurtin. Sigurisht që nuk do t’ia dalë, pavarësisht se Albin Kurtit i duhet të flasë “si diplomat” edhe me Ramën, teksa vazhdimisht e pa u ndalur punon si patriot. Detyrë historike e Albin Kurtit megjithatë nuk është që të polemizojë me Ramën për simbolikat që Rama si organizator i përzgjedh, por është që të dëshmojë se në Kosovë mund të zhvillohet një shtet dhe një ekonomi me tjetër kahje, që ia jep prioritetin shoqërisë e qytetarit, dhe jo oligarkut.

Marrec nga Facebook i autorit Arber Zaimi



3 Comments

  1. Albini ishte mik te Rama, dhe nuk mundej te polemizonte ose ti thoshte shkojme vizitojme dicka tjeter. Qendrimi i Albinit ishte krejt indiferent, i distancuar, pa treguar interes per te bere pyetje, thjesht e shoqeroi “viziten” me nje buzeqeshje falso. Fundja i vlen si eksperience per te pare si po ndertojne kapitalizmin oligarket e Rames.

    Nga ana tjeter atij topit te madh te dhjamit e qe duket si ndonje “shuk paresh” me nje fizionomi ku i jane asgjesuar tiparet e i eshte bere fytyra rrafsh e trupi si fuci birre, eshte sinonim i atij qe i jane errur syte dhe medja prej babezise jo vetem per te fituar por edhe per dukje shih cfare kam arritur. Menyra informale si muhabet ne kafe me “cunat e lagjes” e Lluces” pa asnje shenje formaliteti, mireselljeje ne shoqerimin e dy Kryeministrave, pa e ditur ku e ka vendin, deri ne veshjen si peshkatar qe terheq rrjetat per te kap peshk, per te tregu si duket se “nuk e rru fare”, sa e detyroi Ramen ne nje moment ta terhiqte per te lene vendin krah Albinint.
    Askush nuk e koncepton dot se pse duhej te ndertonte kinema me sistem fonik modern ne “Qytetin e Peshkut”. Pse ky nuk dilte vullnetar me kohe per te rinovuar me parate e veta teatrin kombetar por nderton ca surrogato “per ekspozite”. Sic me te drejte thuhet ne shkrim “sikur i ka ndertuar ne xhungel”.
    Te njejtat tipare e sjellje prej njerezish ordinere e fjalor te kufizuar, qe flasin pa lidhje kane edhe “shoket e armeve” te Lluces, Manja me Cetin e “Kastrioteve”. Ata jane njerez qe nuk ndertojne dicka per vendin por vetem e shfrytezojne per te “bo pare”.
    Lluca merr te gatshem tunele e kapanone te ushtrise, Manja ngre “supermarkata” qe i sherbejne per te shit, ble miniera te investuara dhe Ceti ngre postblloqe per te taksuar Shqiptaret ne te dy anet e Drinit.

  2. Gjergje luca nje CARE nje bllof nje qyp nje torollak nje anadollak nje i pa shpirt qe bene lojra me me popullin SHQIPTAR ka pune po jane dembel bene lojen e rames.Po i them se ne vitin 2001-2005 i thash babajt tim se eshte shume e veshtir qe te fitoj zgjedhjet sepse SOCIALISTET JANE PASURUAR SHUME DHE DO I BLEJNE ZGJEDHJET.BABAJ ME THA CILI NGA KETA QE NJEH TI ESHTE ME I PASUR DHE UNE NE CAST I SHYQYRI DURAKU PERSHEMBULL BABAJ ME THA SA PASURI MUND TE KETE SHIQIRU A KA ME SHUME SE 4.5 KV FLORI. JO I THASH ATHER BABAJ ME THA QE AGAJ I ZONES KA PASUR VETEM FLORI 4.5KV DHE 9 DJEM POR FLORIT DHE DJEMT JU SHKRIN SI SHKUMA E DETIT NE MJES HERET NGA ENVER HOXHA DHE FAKTI ESHTE SE DHE SOT AKOMA AJO SHTEPI E MADHE ME TRADITA PATRIOTIKE NUK E KA MARRE VETEN.JO ME LUCA……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *