• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Reshje shiu në të gjithë vendin

-Instant, Lajme, Të fundit



Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të vranët edhe gjatë ditës së shtunë shoqëruar herë pas herë me reshje shiu, edhe pse nuk do ketë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Mbetet po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta shiu ku në skajin verior dhe verilindor do ketë shfaqe të reshjeve të dëborës. Kushtet atmosferike të paqëndrueshme mbeten deri mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten lehtë në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C ndërsa mesdita deri në 19°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga sërish drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *