• |
ide | kryesore

Protestë kundër kryebashkiakut të Matit, ish-gardisti i 21 Janarit që kandidoi për socialistët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Banorët e Madheshit njësia administrative Ulez, Bashkia Mat protestuan kundër ndërtimit të një Hidrocentrali në zonën e tyre.

Ata akuzojnë se pas këtij projekti që parashikon t’u marrë ujin vaditës fshihet kryebashkiaku Agron Malaj.

Sipas banorëve investimi po realizohet ne fshehtësi të plotë dhe po falsifikohen firmat e tyre.

Banorët kërkojnë tërheqjen e projektit ne te kundërt paralajmërojnë se do përshkallëzojnë protestat deri ne bllokim te akseve rrugore, raportoi sot Top Channel.

Para se të zgjidhej kryetar i Bashkisë së Matit, Agron Malaj ishte gardist i angazhuar në mbrojtjen e kryeministrisë gjatë 21 Janarit të 2011. Para se të dilte lajmi se ai kishte marrë shpërblim 4 rroga për përballjen me socialistët, ku mbetën të vrarë katër protestues ai tregonte:

“Prej 9 vitesh tashmë emri im është lidhur me atë ngjarje tragjike. Emri i një njeriu, i një ish gardisti në krye të detyrës, që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit e pafajshëm, është lidhur në mënyrën më perverse me vrasjen e Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit, jo nga familjet, jo nga organet e ligjit, por pikërisht nga ata që dhanë urdhër për të qëlluar e më pas shkelën çdo ligj e çdo normë, për të mos lejuar zbardhjen e të vërtetës. Unë sot, vijoj punën time me kokën lart. Me ndërgjegjen e pastër. Mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë” shkruante ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *