• |
ide | kryesore

Sulmi në Kosovë, policia me deklaratë zyrtare: Autobusi u qëllua me kallashnikov

-Instant, Lajme, Të fundit
person së PD tritol



Policia e Kosovës ka publikuar një deklaratë zyrtare në lidhje me masakrën e Gllogjanit, ku 3 persona, mes të cilëve 2 nxënës shkolle, mbetën të vrarë, teksa ishin duke lëvizur me një autobus. Sipas policisë, autobusi është sulmuar me armë zjarri që dyshohet të jetë kallashnikov AK-47.

“Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më herët, ka reaguar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetaj, i cili u shpreh se janë dy-tri pista ku është duke u punuar për zbardhjen e krimit të rëndë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *