• |
ide | kryesore

Video/ Java e tmerrshme e Juventus vuloset nga Atalanta: Zapata gropos bardhezinjtë

-Instant, Sport, Video



Javë makthi për Juventusin. Pas dështimit në Champions League me Chelsean dhe hetimit për fitime të dyshimta kapitale, Juventus është thyer 1-0 edhe nga Atalanta në ndeshjen e javës së 14 të Serie A, duke mbetur tashmë shumë pas në renditje. Në Allianz Stadium u luajt një ndeshje e ngadaltë dhe shumë fizike. Në pjesën e parë Zapata (28′) zhbllokoi rezultatin me një të djathtë të fuqishme, në asistin e Gjimshitit, më pas në pjesën e dytë bardhezinjtë rritën përpjekjet, por nuk depërtuan dot, pavarësisht se në shtesë goditën traversën me Dybala.

Emblema e Juventusit këto ditë qëndron tek ajo goditje e dobët, thuajse e pashpresë e Dybalas pak pas gjysmë ore lojë, me Juventusin që ishte ndërkohë në disavantazhin e një goli. Në Allianz Stadium përfundoi 1-0 për Atalantën, me Zapatan që i vuri vulën ndeshjes dhe Juventusin që sheh vendin e katërt gjithnjë e më larg. Për bardhezinjtë është humbja e dytë radhazi, pas rënies së Londrës, e cila të paktën u justifikua me arritjen e kualifikimit në Champions. Kjo me Atalantën është një goditje që dhemb edhe më shumë, për shkak të pasojave të pashmangshme në ecurinë e skuadrës në kampionat. Nga ana tjetër për Gasperinin ishte fitorja e parë në shtëpinë e Zonjës së Vjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *