• |
ide | kryesore

Video/ Në Korçë ndalet edhe Tirana, rihapet kampionati: Skënderbeu barrierë për të gjithë kryesuesit

-Instant, F1, Sport, Video



Ishte ndeshja që Tirana duhet ta shfrytëzonte për tu shkëputur në renditje, por në Korcë bardheblutë nuk kanë shkuar më shumë se 0-0, duke ndalur hapin për të dytën ndeshje radhazi, gjë që i lejon Kukësit, në rast fitore me Egnatian nesër të afrohet në vetëm 1 pikë.

Ka përfunduar në barazim pa gola ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës e luajtur në Korçë, me skuadrën e Memellit që pasi mposhti Kukësin e ndali Teutën përsëritet edhe kundër të besuarve të Shehit, që vazhduan të mos kishin në fushë shërbimet e Xhixhës. Një ndeshje e luftuar në mesfushë, por pa shumë raste shënimi, kur pikat më të nxehta ishin pretendimet për penallti një për secilën skuadër. Nuk munguan as kontestimet për penallti, ku në fillim ishin korçarët që pretenduan për një prekje me dorë të Tolit, ndërsa më pas, Tirana pretendoi për penallti pas një dyshimi për prekje të topit me dorë nga kapiteni Vangjel Zguro.

Dumfur e Mensah shpërdoruan rastet për bardhekuqtë, ndërsa Seferi, Ngo’o e Totre nuk arritën të ndëshkojnë prapavijën korcare dhe një Rexhepi gjithnjë të kujdesshëm që arriti të ndalë kryesuesit. Tirana bëri një tjetër hap fals, pas humbjes së parë në kampionat me Kukësin, duke lejuar rikuperimin e pikëve shumë të rëndësishme, që i kanë dhënë tjetër drejtim kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *