• |
ide | kryesore

Video/ Një minutë në fushë e zgjidhi ndeshjen: Da Silva i jep fitoren Vllaznisë mes shiut

-Instant, F1, Sport, Video



Vllaznia vihet e vetme në ndjekje të dyshes së kreut, duke u ngjitur me 16 pikë, 5 larg Tiranës, pas fitores 1-0 ndaj Laçit në ”Loro Boriçi” në një ndeshje që u luajt mes reshjeve të shiut dhe ku pavarësisht dominimit të vendasve, mund të ishte barazuar në fund.

Për vetë renditjen, të ndara nga një pikë, e formën e ekipeve në Loro Borici u luajt me karta të hapura deri kur bardhezinjtë e kuptuan se nuk mund tia dilnin ballazi kundërshtarit. Shkodranët ishin të papërmbajtshëm dhe kërkuan që në fillim të shënonin për të zgjidhur ndeshjen, por Latifi e Aralica humbën raste të pastra shënimi, duke tërbuar Brdaric në pankinë. Laci përdori kundërsulmin dhe me Guindon edhe mund të bënte keq, por në anën tjetër intensiteti i kuqebluve ishte për tu admiruar me shtyllën të goditur në fund të pjesës së parë nga Aralica.

Episodi vendimtar ishte aktivizimi i Da Silvas që me vetëm 1 minutë në fushën e lojës dërgoi në rrjetë një pasim të Hakajt nga e majta, duke entuziazmuar tifozët që ishin prezent në ”Loro Boriçi”. Laçi tentoi të gjente golin e barazimit, por kurbinasit ishin të pafuqishëm përpara kujdesit të treguar nga Vllaznia, e djegur disa herë nga situata të tilla.

Një ndeshje që nuk duhej humbur nga askush, por që në fund një fitues e pati dhe ishte Vllaznia, që me golin vendimtar të Da Silvas i shkaktoi Mirel Josës humbjen e parë në kampionat që kur tekniku është ulur në pankinën e Laçit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *